MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė e lejuar qė mashkulli t’i mbajė flokėt e gjata? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 11 korrik 2008

Pyetje:
A është e lejuar që mashkulli t’i mbajë flokët e gjata?


Përgjigje:
Mbajtja e flokëve të gjata i nënshtrohet traditave të një vendi. Sipas parimeve të Sheriatit, kur është fjala për flokët e mashkullit, lejohet të mbahen të gjata dhe të shkurtra. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, i kishte mbajtur të gjata flokët e tij nganjëherë derisa kishin arritur te majat e supeve. Nganjëherë i arrinin mes veshëve dhe supeve, herave të tjera i shkurtonte sa edhe e rruante kokën e tij. Duke u nisur nga kjo, mund të thuhet se i Dërguari i Allahut, nuk na ka sugjeruar ndonjë formë të caktuar të mbajtjes së flokëve, siç ka potencuar çështjen e mjekrës, etj.

Zgjatja e flokëve nuk i nënshtrohet sunetit të Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, andaj askush nuk ka të drejtë të thotë se mbajtja e flokëve në këtë apo atë mënyrë është sunet. Në kohën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk ishte turp të mbahen flokët e gjata nga burrat. Nëse në një kohë ka ndryshuar çështja dhe në një shoqëri të caktuar flokët e gjata nuk përkojnë me njerëzit seriozë, të matur, etj., atëherë mund të thuhet se është e papëlqyeshme për shkak të traditës së asaj shoqërie, të asaj kohe dhe në atë vend.

Mendoj se për mbajtjen e flokëve të gjata nga meshkujt, haram nuk mund të thuhet absolutisht, por edhe esnafori po ashtu, jo.

Allahu e di më së miri!


                                                                                 Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.