MЁNYRA E ABDESIT

 
Kujdesi i tė parėve tanė nė shfrytėzimin e kohės nė kėnaqėsinė e Allahut te Madhėrishėm (II) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dibrani   
e premte. 11 korrik 2008




Zgjohuni nga gjumi dhe garoni 
me kohën!





Muhasibiu
, Zoti e mëshiroftë, ka thënë:
"Po të ishte e mundur që koha të ishte mall tregtie dhe të mund të blihej,
 tërë pasurinë do ta kisha shpenzuar për të blerë kohë të lirë." Kur e kanë 
pyetur: ‘Prej kujt do ta kishe blerë atë kohë të lirë?’ Është përgjigjur: “
Prej neglizhentëve!”

Ibën Rexheb El-Hanbeliu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë:
"Me duart e mia i kam shkruar më shumë se dy mijë libra."Kur ka vdekur Ibën 
Rexhebi i kanë marrë librat e tij dhe i kanë përpjesëtuar me ditët e jetës së tij dhe 
kanë vërtetuar se për çdo ditë të jetës së tij i ka shkruar nga nëntë libra.

Imam Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka qenë i angazhuar maksimalisht në shfrytëzimin 
e kohës së tij. Ai ka qenë njeri i bereqetshëm në jetën dhe angazhimin e tij.
Ai ka shkruar libra të rëndësishëm në fikh dhe në shkencat e fikhut, në hadith 
dhe në shkencat e hadithit edhe pse ka vdekur në moshën 45 vjeçare.
Ai aq shumë është angazhuar në studim dhe në kërkim të diturisë sa që
nuk mund të ketë musliman, i cili është angazhuar në kërkim të diturisë sikurse ai.
Ai ka thënë se për 4 muaj e gjysmë e ka mësuar përmendësh librin TENBIH të Ebu
Is-hak Esh-Shiraziut. Ai për çdo ditë ka mësuar tek 12 profesorë.
 Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë:
"I kam analizuar dhe kam komentuar çdo gjë çka ka qenë e nevojshme, kam sqaruar 
termat,kam sqaruar të pasqaruarën.Zoti më ka begatuar mua,e ka begatuar kohën dhe 
angazhimin tim dhe më ka ndihmuar".
Imam Neveviu ka treguar se nuk ka ngrënë dhe nuk ka fjetur deri sa është uritur së tepërmi 
dhe deri sa nuk është lodhur së tepërmi.

Ebu Jusufi -nxënësi i Ebu Hanifes, Zoti e mëshiroftë, ka qenë tepër i angazhuar në 
shfrytëzimin e kohës. Përderisa ishte në shtratin e vdekjes, njëri prej nxënësve e viziton, ndërsa ai e kishte humbur vetëdijen. Kur kthjellohet menjëherë i thotë nxënësit të tij: 
“Tani do ta diskutojmë një çështje të haxhillëkut.
A lejohet për haxhiun ta kryejë haxhillëkun në këmbë apo hipur në ndonjë mjet (kafshë)?
Nxënësi i thotë: “Imam! A mos është kjo ora e mësimit?”
Ebu Jusufi ia ka kthyer: “O biri im! Për Zotin, nëse më mbetet një minutë e jetës sime,
atë do ta kisha shpenzuar në shërbim të Islamit dhe muslimanëve.

Amir Bin Kajsi, derisa ishte duke ecur, një njeri e ndalë dhe i thotë: “Dëshiroj të flas me 
ty.” Amiri i thotë: “Ndale diellin!” Pra, Amiri ka pasur për qëllim ndaljen e kohës,
sepse nëse do të ndalej koha do të ndalej edhe vetë, sepse nuk ka dëshiruar të 
shpenzojë kohë pa nevojë. Shikoni pra se çfarë rëndësie i ka dhënë kohës.

Ibni Akili
ka botuar librin "Kitabul Funun", i cili përbëhej prej 800 volumeve.
Ai ka thënë: "Tani i kam mbushur tetëdhjetë vite,ndërsa kam vendosmëri që ta shfrytëzojë 
kohën sikurse kur isha njëzet vjeç."
Ai ka thënë: “Unë nuk ushqehem sikurse ushqeheni ju!
Po si ushqehesh? - e pyetën.”Unë e hedh pak ujë mbi kulaç dhe e zbuti atë deri sa të bëhet 
i përshtatshëm për ta përtypur dhe për ta ngrënë.”

Motër e nderuar!
Derisa njeriu mundohet ta shfrytëzojë kohën në dëgjueshmëri të urdhrave të Allahut,
Allahu e begaton jetën e tij, edhe nëse është e shkurtër.Njerëzit nuk krahasohen në 
mes vete me jetën e gjatë të tyre por me veprat e tyre.Allahu i Lartmadhëruar kërkon 
punë dhe qëllime të mira gjatë jetës sonë, sepse kjo është në mundësitë tona me lejen e 
Zotit tonë,ndërsa nuk kërkon llogari se a kemi jetuar jetë të shkurtër apo të gjatë,ngase 
jeta nuk është në mundësitë dhe kompetencat tona.
Nga ana tjetër, ne shohim se njeriu e humb kot kohën e jetës së tij dhe nuk shfaq 
interesim për  jetën e tij duke e kaluar jetën e gjatë të tij pa dobi dhe pa punë të mira, 
pa fituar shpërblim, bile ajo kohë e jetës së tij do të jetë kundër-argument para Allahut 
në Ditën e Kijametit,pra mund të jetë shkak i pabesimit dhe ndëshkimit të tij.

Motër e dashur!
Ka njerëz të cilët e lënë këtë botë dhe pas kësaj harrohen.
Atë ditë kur të vdesin është dita e vulosjes së emrave të tyre dhe kujtimet për ta mbesin 
vetëm në faqet e historisë.Ka njerëz shkatërrimtarë të cilët kur ta lënë këtë botë kujtohen 
mirëpo kujtimi i tyre është për të keq dhe përkujtimi për ta në këtë botë është vetëm si 
humbës dhe të cilët kanë humbur edhe të tjerë, mjerë për ata të humbu! Ka njerëz të mirë,
të cilët kujtohen për vepra të mira.Ata janë të gjallë me veprat e tyre dhe me thirrjen e tyre
 në rrugën e Allahut edhe pse kanë jetuar një kohë të shkurtër. Ata prej momentit të vdekjes së tyre jo që harrohen, por edhe shtohet kujtimi për ta
dhe ngrihen lart te Allahu i Lartmadhëruar dhe tek njerëzit. Ata mbetën në histori me 
emrat e tyre përgjithmonë.

E ju, o gjeneratë e re islame - bazë e shpresës, shfrytëzojeni kohën tuaj,
shfrytëzojeni në dëgjueshmëri ndaj Zotit tuaj dhe në realizimin e superioritetit të 
umetit tuaj, Allahu do të jetë me ju, do t'ju ndihmojë dhe do t'ju përkrahë!

Tani nuk ka ndryshim të gjendjes, përpos ndryshim të gjendjes nga fuqia e 
Allahut të Madhëruar

Tani është gjenerata, e cila posedon mobilë (celularë) dhe automjete të shtrenjta.

Tani është gjenerata, e cila shëtitet nëpër rrugë, shëtitore e parqe dhe dëfrehet pa masë.

Tani është gjenerata, e cila mendon vetëm për dashuri dhe meshkuj.

Tani është gjenerata, e cila e kalon kohën duke dëgjuar këngë,duke shikuar filma e 
seriale dhe duke përcjellë gjininë e kundërt.

Tani është gjenerata, e cila merret vetëm me sport.

Tani është gjenerata e përcjelljeve të programeve satelitore, prej një programi në 
tjetrin, prej një humbjeje në një humbje tjetër më të madhe.

Allahu na mbrojttë nga veprimet që sjellin ndëshkime!
Zgjohuni nga gjumi dhe garoni me kohën! Çka po pritni, shfrytëzojeni kohën tuaj në zbatimin
e ligjeve të Zotit tuaj, ngriheni simbolin e Umetit duke shfrytëzuar kohën dhe duke i ngritur 
qëllimet tuaja!

Ecni dhe përparoni me kohën para se të ndërroni jetë!
Bëjeni jetën tuaj argument në dobi tuajën para se të bëhet kundërargument për ju në 
Ditën e Kijametit!

Zoti i Lartmadhëruar thotë:
”A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur thirrën që 
ndërmjet tyre të gjykojë libri i Allahut, se si një grup prej tyre prapësohet. 
Ata janë refuzues.”
(Ali Imran, 23)

”Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhenetin që gjerësia e tij është 
si gjerësia e qiellit dhe tokës, i përgatitur për ata që i besuan Allahut dhe të 
dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e Allahut që ia jep kujt të dojë, e Allahu është 
dhurues i madh.”
(El-Hadidë, 21)



 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.