MЁNYRA E ABDESIT

 
E kam lėnė anash namazin, mė kėshilloni! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 08 korrik 2008
Pyetje:
Selam alejkum! Ju përshëndes përzemërsisht dhe desha t’ju bëj një pyetje:
Kohë më parë i kam falur 5 kohët e namazit ndërsa tash i kushtohem më shumë 
shtëpisë.Nuk kam dëshirë të lë asgjë keq edhe pse e di se namazi është më i 
rëndësishëm se punët e kësaj dynjaje. I kam edhe dy fëmijë të vegjël dhe kam 
dëshirë që së pari t’i mbarojë punët e shtëpisë e pastaj t’ia kushtojë kohën fëmijëve 
e namazit. Më jepni ndonjë këshillë!

Përgjigje:
Ue alejkum selam!
Edhe pse thoni se e dini rëndësinë e namazit, gjithnjë në bazë të pyetjes suaj, ju keni defekte të hetueshme në kuptimin e rëndësisë së jetës në përgjithësi dhe të namazit në veçanti.Edhe kujdesi për fëmijët është obligim për ju, por Allahu nuk obligon askënd me atë që nuk mundet ta përballojë, prandaj me të drejtë mund të themi se nëse dëshironi, arrini t’i përmbushni të gjitha nevojat e jetës, madje edhe dëshirat dhe qejfet e jetës së kësaj bote, por ajo që kërkohet prej jush është renditja e prioriteteve në jetë. Ju sikur e keni kuptuar një interval që namazi është obligim parësor, por duket se më vonë ju ka habitur diçka dhe ua ka shndërruar atë prioritet në diç sekondare. Padyshim se shejtani është ai që ju ka trilluar me intrigat e tij që ta braktisni namazin.

Motër e nderuar!
-      Faleni namazin se ai do të jetë për ju dritë dhe shpëtim. Pyetja e parë që do të pyeteni në Ditën e Llogarisë, është namazi. Nëse është në rregull do të lehtësohet i tërë procesi i llogaridhënies si dhe anasjelltas

.
-      Faleni namazin sepse ai të ndalon nga imoraliteti dhe veprat e liga. Vetëm kjo gjë do të mjaftonte për inkurajim që njeriu të jetë namaz-falës.

-
     
Faleni namazin, sepse Allahu nuk ua harron angazhimin juaj dhe ju shpërblen për të, përderisa njerëzit, nëse sot janë mirënjohës nesër të harrojnë. Edhe nëse të kujtojnë s’kanë se si t’ju shpërblejnë.

-
     
Faleni namazin sepse është shërbimi më adekuat për fëmijët tuaj, pasi ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj në aspektin edukativ, kur shohin nënën e tyre se përfillë me rregull namazin.

-
     
Faleni namazin nëse doni të jeni sa më afër me Allahun dhe më afër mbrojtjes së Tij, si dhe sa më larg shejtanit dhe telasheve, sëmundjeve, kokëçarjeve, preokupimeve, mos-rehatisë, etj. që vijnë si rezultat i raporteve të kundërta mes teje dhe Allahut

.
-      Faleni namazin se Allahu kështu ka dashur që robi t’i mbajë lidhjet me të pesë herë në ditë, e jo me parullat se e dua Allahun, e respektoj Atë, e kam zemrën e mirë, etj.

-
     
Faleni namazin se do të përfitoni shumë gjëra në dynja dhe në ahiret, por më e rëndësishmja është se do të shpëtoni nga amshimi në zjarr të Xhehenemit. Lexoji këto ajete të Kur’anit:

Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh, përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie; në kopshtet e Adnit, që i Gjithëmëshirshmi ua ka premtuar robërve të Vet, edhe pse ende nuk e kanë parë. Me të vërtetë, premtimi i Tij është i sigurt. (Merjem, 59-62)
Allahu na ruajttë nga zjarri i Xhehenemit!


                                                                          Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.