MЁNYRA E ABDESIT

 
Ramazani ėshtė muaj i Kur'anit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ---   
e martė. 15 korrik 2014

Selefët e shpeshtonin leximin e Kur'anit në Ramazan, kishte prej tyre që e bënin hatmen e Kur'anit gjatë kijamit në çdo tri ditë, e disa të tjerë çdo shtatë ditë.


Muaji i Ramazanit veçohet nga muajt e tjerë edhe  me Kur'anin, Allahu i Lartësuar thotë: "
Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe është sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)." (El-Bekare:185)
Ramazani dhe Kur'ani janë të pandarë, nëse përmendet Ramazani përmendet edhe Kur'ani. 
Ibni Abbasi radijallahu anhu, ka thënë: "Ka qenë Pejgamberi – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të- më bujari nga njerëzit, bujaria e tij më e theksuar ka qenë në Ramazan, Xhebraili i vinte të Dërguarit në çdo natë të Ramazanit dhe ia mësonte Kur'anin."
Ky hadith argumenton pëlqimin e leximit dhe studimit të Kur'anit në Ramazan, dhe kjo pëlqehet gjatë natës, sepse gjatë natës ndërpriten punët dhe fuqizohet zemra dhe gjuha për meditim siç thotë i Lartësuari: "E ska dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë" (El-Muzzemmil: 6)
Selefët e shpeshtonin leximin e Kur’anit në Ramazan, dhe prej tyre e bënin hatmen e Kur’anit gjatë kijamit në çdo tri ditë, disa të tjerë çdo shtatë ditë, e disa prej tyre çdo dhjetë ditë.

- Katdete e bënte hatmen e Kur’anit gjithmonë  çdo shtatë ditë, ndërsa në Ramazan e bënte çdo tri ditë, dhe në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit e bënte çdo ditë.
 

- Ezzuhri kur hynte Ramazani thoshte: Ramazani është lexim i Kur’anit dhe ushqyerje e të varfërit.
 

- Ka thënë Ibnu Abdul Hakim: Kur hynte muaji i Ramazanit Malik e ndalonte leximin e haditheve dhe mexhliset e dijes, dhe merrej me leximin e Kur’anit.
 

- Abdurr-rrezzaku thotë:  Kur hynte muaji i Ramazanit Sufjan Eth-Theuri i linte disa ibadete të tjera dhe merrej me leximin e Kur’anit.
 

–Motëra ime muslimane  duhet  t’i kushtosh rëndësi leximit të Kur’anit, që të ringjallet me të  zemra jote, që të pastrohet me të shpirti, që t’i nënshtrohen atij gjymtyrët, në mënyrë që ta meritosh shefaatin e Kur’anit në ditën e kijametit.
I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - thotë: "Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë për robin në ditën e kijametit, agjërimi thotë: O Zot ai është ndaluar nga ushqimet dhe epshet e tij ditën, më lejo të jem ndërmjetësues për të, dhe thotë Kur’ani: O Zoti im ai është ndaluar nga gjumi gjatë natës, më lejo të jem ndërmjetësues për të dhe ndërmjetësojnë." (Ahmed dhe Hakim me sened të saktë)

Përktheu nga arabishtja: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.