MЁNYRA E ABDESIT

 
Kujdesi i tė parėve tanė nė shfrytėzimin e kohės nė kėnaqėsinė e Allahut te Madhėrishėm (I) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dibrani   
e enjte. 03 korrik 2008

Prej shenjave të dashurisë së Zotit 
ndaj robit të Tij është angazhimi dhe
shfrytëzimi i kohës në rrugën e Tij në
 maksimum.





Omer Ibën Hattabi
, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "
E kur të flejë unë?! Nëse flejë natën e humbi obligimin që e kam te 
Zoti i Madhëruar, e nëse flejë ditën  e humbi obligimin që e kam ndaj popullit".

Sead Bin Muadhi, i cili ka pasur jetë të bekuar dhe angazhim shumë të mirë, Islamin 
e ka pranuar në moshën tridhjetë vjeçare, ndërsa ka ndërruar jetë në moshën tridhjetë 
e shtatë vjeçare. Pra, koha e tij në Islam nuk ka qenë më shumë se shtatë vite, mirëpo 
në momentin e vdekjes së tij e kanë vlerësuar lartë banorët e qiejve dhe të tokës, sepse 
prej momentit të pranimit të Islamit e ka kuptuar vlerën e kohës dhe e ka 
shfrytëzuar atë në kryerjen e detyrave ndaj Allahut të Madhëruar.
Transmetohet prej Xhabirit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Muhamedi, lavdërimi
dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Është tronditur Arshi i të Gjithëmëshirshmit nga vdekja e Sead Bin Muadhit.
(Buhariu dhe Muslimi)

Ibni Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka transmetuar se Muhamedi, lavdërimi
dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Ky është njeriu, për vdekjen e të cilit ka lëvizur edhe Arshi dhe atij i janë hapur 
dyert e qiejve e të tokës dhe kanë prezantuar në vdekjen e tij shtatëdhjetë mijë 
melekë
 ".   (Nesaiu, Sahihul Xhami’ i Albanit, hadithi 6987)

Motër e nderuar!
Mund të pyet ndokush: Çka ka punuar Seadi gjatë atyre shtatë viteve
 për ta arritur atë 
vlerë dhe atë gradë?
Përgjigjja është: "Ai prej momentit të pranimit të Islamit e ka kuptuar vlerën e kohës, është 
angazhuar që gjatë tërë kohës të jetë në detyrë dhe në përkushtim ndaj Allahut  dhe për këtë 
arsye e ka nderuar më Fisniku-Allahu i Lartmadhëruar.
 E kush mund ta nderojë dikë më shumë se Allahu?!

Usame Bin Zejdi,  edhe pse ka qenë shumë i ri, qysh në moshën 16 vjeçare e ka udhëhequr 
ushtrinë muslimane.
Abdullah Bin Umeri, Allahu qofte i kënaqur prej tij, ka transmetuar se kur Muhamedi, 
lavdërimi dhe paqja e  Allahut qofshin mbi të, e ka dërguar një ekspeditë dhe e ka caktuar 
udhëheqës Usame Bin Zejdin, një pjesë e ushtrisë e kanë kritikuar këtë vendim. Muhamedi, 
lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është ngritur në këmbë dhe e ka mbajtur një 
fjalim, në të cilin ka thënë:
"Pasi që e kritikoni një vendim të tillë (për emërimin e tij si prijës) ta dini se edhe 
emërimin e prindit të tij si prijës e kanë kritikuar, por për Zotin, ai dhe ky janë 
krijuar për udhëheqës dhe nesër do të jetë prej më të dashurve te unë."
(Buhariu dhe Muslimi)

Hasan El- Basriu
, Zoti e mëshiroftë, ka thënë:
"Në çdo lindje të diellit dita thërret me një zë: O bir i Ademit, unë jam ditë e re, dëshmoj 
për punën tënde, andaj më shfrytëzo, sepse unë më nuk do të kthehem deri në 
Ditën e Kijametit."
Po ashtu, Hasan El-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"O bir i Ademit, ti përbëhesh prej frymëmarrjeve dhe ditëve, nëse të ka kaluar dita, të ka 
shkuar një pjesë e jetës tënde, e kur të shkon një pjesë e jetës tënde, mund të shkojë në 
shpejtësi e tërë jeta jote."

Ibn Kajim El-Xhevzije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë:
"Për çdo frymëmarrje dhe për çdo pikë të djersës të cilën e shpenzon jo në rrugë të Allahut 
ke për t’u penduar në Ditën e Kijametit."

Motër e nderuar!

Nëse dëshiron të dish se a është Zoti i kënaqur me ty apo jo, shiko se si je duke e kaluar
kohën.
Prej shenjave të dashurisë së Zotit ndaj robit të Tij është angazhimi dhe shfrytëzimi i kohës në rrugën e Tij në maksimum.
Ndërsa ai i cili nuk vepron asgjë e thotë: "Nuk kam çka të punoj", kjo është për të 
humbje e madhe. Fillimi i çdo mëkati është koha pa punë, prandaj këtë duhet ta keni parasysh 
dhe ta vulosni thellë në zemrën tuaj.   

                                                                             (Vazhdon)


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.