MЁNYRA E ABDESIT

 
Pendimi kurrė nuk ėshtė vonė! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e mėrkurė. 02 korrik 2008


Në qoftë se ti dëshiron,
që dritën e amshueshme ta shijosh.
Kurrë Allahut shok mos i bëj,
dhe Islamin si fe pranoje,
dhe shahadetin ta shpeshtosh.

Nëse do që në Xhenet të shkosh.
Fale namazin në pesë kohë.
Ramazanin agjëro,
njëherë në jetë në Qabe shko.
Allahun në çdo çast ti falëndero,
se pos tij zot tjetër s’ka.

Lutu ditën...
Lutu natën...
Lutju Zotit t’i falë mëkatet,
mbi Pejgamberin.
dërgo salavate,
në mëngjes dhe në mbrëmje.

Allahu pejgamberët na i dërgoi,
që të gjithë të na shpëtojë.
e në rrugë të drejtë,
të na udhëzojë.
Por disa këtë s’e kuptojnë,
dhe do të mbesin të humbur përgjithmonë,
sepse rrugës së shejtanit shkojnë.

Por një ditë do ta kuptojnë,
se në ç’rrugë  janë duke shkuar.
por atëherë bëhet vonë.
dhe veten do e mallkojnë.
Sepse në zjarrin e Xhehenemit shkojnë
dhe të mirat e Allahut s’i shijojnë.

Të pendohesh kurrë s’është vonë!

Pendohu o njeri,
pendohu nga e keqja e kësaj bote,
kuptoje realitetin,
kuptoje të vërtetën
Allahu është një,
dhe një do të mbetet.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.