MЁNYRA E ABDESIT

 
T’ia pėrkujtojmė njėra-tjetrės Allahun dhe Ditėn e Gjykimit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 02 korrik 2008
Në emër të Allahut, Allahun e falënderoj. Salatin dhe selamin i dërgoj për Muhamedin alejhis-selam, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Fundit. Lus Allahun që edhe ne, prindërit, vëllezërit, motrat tona dhe të sinqertit të jemi prej tyre. Amin!

        “ Nëse dimë ta pranojë këshillën dhe ta zbatojmë në vepër, padyshim shpërblimi është për ne, e nëse ne nuk e vejmë në pah si do të jetë halli ynë , padyshim do të dënohemi rënd, All-llahu na ruajttë!

Athua nuk e bëjmë ne këtë hap nëse e anulojmë këshillën e mirë duke e bërë të pavlefshëm Allahun, Allahu na ruajttë!? Ndërsa ajo ta kujton Allahun dhe cilësitë e Tij të mira e të përsosura që i ka, mos t’i mbyllim dyert e pranim-këshillës.”

E lus Allahun me emrat e Tij më të bukur dhe cilësitë e Tij më të larta të kenë bereqet për ne, unë që i shkruaj e ju që i lexoni dhe të jenë prekëse për ne. Lus Allahun që këto ajete dhe hadithe që do t’i shkruaj të zënë vend në zemrat tona. 

 Jo rastësisht është e mundimshme rruga e dijes. Lus Allahun që zemrat tona të jenë sfungjer për ajetet dhe hadithet e Resulit alejhis-selam. 

 Prej gjërave që e zbusin zemrën e besimtarit është përkujtimi për vdekjen, Ditën e Fundit, andaj unë kam zgjedhë këtë pikë që e konsideroj prej specifikave që të jemi zemër-buta dhe të afërta me njëra-tjetrën e të këshillohemi duke ia kujtuar Allahun njëra-tjetrës.

 A e pyesim ndonjëherë veten se kur do të dalim para Allahut do të pyetemi nga Ai, se robi im filani i biri i filanit të kujtoi që do të dalë para Meje? 

Po ti nuk ia vure veshin, d.m.th., ti më bëre Mua më të pavlefshmin, Zoti na ruajttë! Dhe i thuhet të kundërtit, të dëgjueshmit i cili kujtohet në Allahun, në faljen e Allahut, në begatinë e Allahut, me shpresën tek Allahu menjëherë sapo dëgjoj fjalën e Allahut.

Pse vallë ne nuk i themi vetës bëhu si i përuluri, si ai i cili të kujtoi Allahun, qoftë për Mëshirën e Tij, qoftë për ndëshkimin apo hidhërimin e Tij.

Andaj edhe dijetarët thonë:
“ Kur e takoni njeriun në mëkate përkujtojani Allahun”.

 Të cekim një ngjarje të pahijshme që ka ndodhur në historinë e njerëzimit.

-Ngjarja që ka ndodhur e që është e para e pahijshme është ngjarja e bijve të Ademit alejhis-selam, ngjarje kjo e cekur në Kur’anin Famëlartë. 

 Njërit prej vëllezërve i pranohet kurbani, mirëpo i thotë vëllai-vëllait të tij:
“Do të vras”, tjetri tha: “Nëse ti do ta zgjatësh dorën tënde për të më vrarë dhe ekzekutuar mua, unë kurrë nuk do ta zgjasë dorën time që të vras ty, sepse unë i frikësohem Allahut. Zotit të Botëve”.

 Pra ia kujtoi Allahun që Ditën e Gjykimit të mos ketë arsye, se jam hutuar e se nuk më ka rëne ndërmend. 

 -Kemi rastin e nënës së pejgamberit Isa alejhis-selam, Mejremen, Zoti qoftë i kënaqur prej saj, kur i erdhi dikush në pamje të jashtme njëri dhe kur ajo e pa çfarë tha:
 “Unë i kërkoj mbrojtje të Gjithëmëshirshmit prej teje dhe të keqes tënde. Nëse ti do të kesh frikë Zotin”.

 Prandaj edhe Xhibrili alejhis-selam menjëherë arsyetohet dhe thotë: “Unë jam i Dërguar i Zotit tënd, Allahu më ka dërguar, Ai ty të furnizojë me një djalosh të pastër”.

 Ajo thotë: “Si të kem unë fëmijë…”. Atëherë Xhibrili alejhis-selam i thotë:
“Në këtë djalosh që do të vij do ta bëjmë ajet, shenjë, argument për njerëzimin, dhe ishte diçka që përfundoi”. 

 Neve çka na intereson të dimë është përkujtimi në frikë ndaj Allahut. 

 -Të marrim rastin e Musait alejhis-selam në çastin me kritikë të jetës së tij kur ai provohet me magjistarët e që ju thotë atyre:” Mjerë për ju, kujdes mos shpifni për Allahun, se Allahu do të ju ndëshkoj me një dënim të rreptë. Dhe është i poshtëruar çdo kush që shpif për Allahun e Lartësuar”.

A ndikoi ky përkujtim i Musait në magjistarët, ndikoi kur Musai e hodhi shkopin e tij që u bë gjarpër që lëvizte, dhe pastaj të gjithë magjistarët ranë në sexhde, herët a vonë ata ju frikësuan dhe iu binden Allahut. 

 Prandaj neve na intereson dhe duhet të na interesojë që në çaste kritike ta këshillojmë njeriun me përkujtim të Allahut dhe që te ai të ndikoj kjo, herët a vonë, me rëndësi është që ai të pendohet.

 Transmeton se njëri prej sahabëve Kabus Ibën Harith, se një njeri ka ardhur te i Dërguari alejhis-selam dhe i ka folur shumë ashpër të Dërguarit alejhis-selam, dhe ndër të tjera i thotë: “dua të më japësh pasurinë time”. 

 Tregon transmetuesi se i Dërguari, alejhis-selam, iu kthye me butësi dhe me qetësi dhe e përkujtoi me Allahun e Lartësuar dhe atij i ndikoi kjo.

 Transmetohet se sahabët dhe i Dërguari, alejhis-selam, mbasi kanë bërë një luftë janë shtrirë duke zënë nga një hije, Resulin alejhis-selam e kishte zënë kota dhe sikur i vjen dikush dhe ia merr shpatën që e kishte varur, po ja drejtonte duke i thënë: “O Muhamed,  kush të ndalon prej meje sot në këto çaste”?
Ngjarja ishte shumë e rënd dhe Profeti, alejhis-selam, ia kthen duke i thënë:
 “Allahu, Allahu është Ai që më mbron mua prej teje”. 
 Sahabët nuk dinin asgjë, i thirr sahabët afër vetës dhe u tregon ngjarjen se si ndodhi dhe se si i rrëshqiti shpata nga dora dhe si ishte strukur ai që iu drejtua Resulit, alejhis-selam.

 Po cekim një rast të Ebul Mesud El-Bedrit, i cili tregon se si një ditë rrihja robin (skllavin) tim, thotë dëgjova një zë pas meje që më thotë: “O Ebul Mesud, Allahu është më i Plotfuqishëm dhe më i Fortë mbi ty se sa ti mbi këtë”.

 Thotë kur ktheva kokën pashë Resulin, alejhis-selam, dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut unë do ta lë të lirë”, ndërsa Resuli, alejhis-selam, i tha: “Po mos ta kishe liruar kurrë nuk do të ishe fal prej padrejtësisë. 

 Ta cekim edhe rastin e gurit të shpellës kur kushëriri i afrohet kushërirës së vet ashtu si i afrohet burri gruas se tij, po ky me kushtëzime ndaj saj.

Në këtë moment kritik ajo i drejtohet: “Frikësoju Zotit dhe mos e prish kurorën vetëm se me meritë”, ky burri thotë: “unë menjëherë u ngrita...”, dhe ky është ngritur vetëm që ta kënaq Allahun.

 Nga tradita e Resulit, alejhis-selam, ka qenë se kur dikush ngrinte padi te i Dërguari, alejhis-selam, ky alejhis-selami i përkujtonte me frikë ndaj Allahut.

 Në një transmetim tregohet se Resuli alejhis-selam ka thënë:
“Që nëse dy vetë ngritin padi dhe nuk kanë argument të saktë, por njëri ka oratori më shumë dhe e din që po i bënë padrejtësi tjetrit, atëherë le ta din se unë ia jap një copë zjarr nga zjarri i xhehenemit”.

 Tregohet rasti për dy vetë se si kanë shkuar te Pejgamberi, alejhis-selam dhe se kanë ngre padinë se kjo është toka ime, tjetri jo e imja, mirëpo asnjeri s’kanë pasur argument dhe Resuli alejhis-selam ka kërkuar që të betohen dhe ua ka cekur hadithin e lartpërmendur.

 Që të dy nuk e kanë pranuar që ta marrin më këtë pjesë tokë, po janë tërhequr prej saj përmendjen e zjarrit të xhehenemit. Mirëpo Resuli, alejhis-selam, ua ndau të dyve tokën njëjtë.

Tregohet nga nëna e besimtarëve dhe e jona Aisheja, radijallahu anha, se Resuli, alejhis-selam, i dëgjon disa zëra në xhami dhe del.  

Ai i sheh dy vetë njëri i thoshte tjetrit: “Ma bëjë hallall atë borxhin, ndërsa tjetri i thoshte Vallahi s’ta bëjë hallall. 

 Pejgamberi, alejhis-selam, e ngriti zërin dhe tha: “Kush është ai që betohet në Allahun se nuk do të bëjë një vepër të mire”? Dhe ai bëri me shenjë nga vetja e tij dhe tha: Vallahi ia bëra hallall gjysmën e borxhit dhe tjetri i tha: Vallahi edhe unë do ta sjelli gjysmën dhe e solli.

 A nuk u përmend Allahu dhe vepra e mirë, a nuk ndikoi te ky? 

 O motra të nderuara, të gjitha këto ajete dhe hadithe janë nga sunneti i Resulit, alejhis-selam, nuk i ceka rastësisht, por i ceka që të na mjaftojnë edhe neve që nëse na bëhet padrejtësi ta përkujtojmë me Allahun ose nëse ne bëjmë padrejtësi e kujtohemi me Allahun, ta zbusim zemrën e mos ta ngurtësojmë. 

 Prandaj Pejgamberi, alejhis-selam, e thotë:“Kush ju kërkon me emrin e Allahut jepeni, kush ju kërkon me emrin e Allahut plotësojani dëshirën, sepse ai me të vërtetë po ju kërkon  me diçka shumë të madhe, sepse në mes jush ka fut Allahun”.

Janë edhe lutjet dhe falënderimet, janë edhe lutjet e gabimeve që t’i i thua Allahu të faltë, na faltë, ose Allahu të shpërbleftë me të mira, se unë nuk mundem po Allahu ka shumë dhe të shpërblen më së shumti. 

 Ta bëjmë traditë që ta përmendim Allahun vazhdimisht se ndryshe nuk bënë. 
 Resuli, alejhis-selam, në disa hadithe thotë: “All-llahu është në ndihmë të robit të tij derisa robi është në ndihmë të vëllait të tij”.

“Kush bëhet shkak që t’ia largojë një breng vëllait të tij në këtë botë, All-llahu do t’ia largoi brengat e tij në botën tjetër”.

 “Ai që mëshiron mëshirohet, mëshiro në toke që të mëshiroi Ai që është në qiell”. 

 “ Më jep prej asaj që të ka dhënë All-llahu”, pra e kujtove me Allahun dhe ia kujtove që Ai është shkaku. 

 “Më mëso atë që të ka mësuar All-llahu”.

 “Më fal që të fali All-llahu”.

 “Më mëshiro që të mëshirojë All-llahu”.

 Pra edhe ne duhet që ta edukojmë vetën tonë vazhdimisht që mos të dalim nga binarët e Sunnetit të pastër të Resulit, alejhis-selam, sepse kjo është rruga e vetme e pranuar tek Allahu ynë.
Lus Allahun tim që të më fal mua dhe juve dhe të na bëjë dritë shpirtin dhe zemrën tonë dhe të na bëjë udhërrëfyese në të mirë e ndaluese nga e keqja. Amin!

 

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.