A ėshtė haram martesa e muslimanes me katolikun? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e mėrkurė. 02 korrik 2008 |
Pyetje: Shoqja ime është duke kaluar me një katolik dhe e do shumë atë. Ajo edhe don të martohet me të por nuk është e mundshme dhe për këtë arsye desha tëpyes se a lejohet që ajo të martohet me katolik përderisa është muslimane?
Përgjigje: Nuk lejohet që femra muslimane të martohet për katolikun. Një gjë e tillë është haram, edhe nëse ai katoliku i pëlqen kësaj apo e do. Allahu në Kur’an thotë: “Mos i martoni muslimanet me mosbesimtarë, gjersa ata të bëhen besimtarë! Skllavi besimtar është më i mirë se mosbesimtari edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë.” (Bekare, 221)
Shoqja e juaj duhet të heq dorë menjëherë nga kjo dashuri e përcjellë me shumë parregullsi dhe e ndaluar për të, përderisa ndien se është pjesëtare e komunitetit musliman.
Muhamed Dërmaku |