MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēfarė tė bėj pasi burri nuk mė lejon tė mbulohem? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 27 qershor 2008
Pyetje:
Burri nuk më lejon të mbulohem dhe për këtë mërzitem shumë.
Çfarë më preferoni të bëj? 
Allahu ju shpërbleftë! Amin!


Përgjigje:
Mbulesa është një obligim, që e vuri Allahu për femrat muslimane. Mbulesa
është pastërti për nderin dhe dinjitetin e femrës. Ky obligim që është nga
Allahu, nuk guxon të thyhet për hir të dëshirave të njerëzve qofshin ata
edhe bashkëshortët që duhet dëgjuar për çdo gjë, përveç kur vije në pyetje
ndonjë urdhër i Allahut. I Dërguari i Allahut ka thënë:

Nuk respektohet asnjë krijesë në gjërat ku kundërshtohet Krijuesi
(Allahu)”


Po të ishit e pamartuar do t’ju thoshim se mos u martoni për personin që
ju pengon t’i praktikoni urdhrat e Allahut. Por pasi edhe ju vet keni
ndryshuar pozitivisht dhe jeni bindur më vonë se duhet të mbuloheni,
tani e kemi obligim të shikojmë mënyra se si të mbahet edhe lidhja
martesore e qëndrueshme, por edhe urdhrat e Allahut në vend.
Andaj bashkëshortit duhet t’i sqarohet se mbulesa është urdhër prej
Allahut për femrën muslimane. Duhet të bisedoni me burrin sa më
tepër deri sa të bindet se për ju është obligim dhe se edhe ai mban
përgjegjësi dhe do të jep llogari për mëkatet tua, përveç për ato të vetat.


                                             Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.