MЁNYRA E ABDESIT

 
A bėn t’i fali vetėm farzet pasi jam shtatzėnė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 27 qershor 2008

Pyetje:
Eselamu alejkum! Jam një motër myslimane dhe i fali pesë kohët e namazit. I
kam dy fëmijë, njërin katërvjeçar dhe tjetrin dyvjeçar dhe prapë jam shtatzënë.
Jam shumë e lodhur dhe ne si në kurbet që jemi shumë të ngarkuar. A bën t’i
fali vetëm farzet e namazeve? Edhe, te ne në Gjermani koha e jacisë hyn gati në
orën dymbëdhjetë të natës e sabahu është gati në orën pesë. Unë nuk po mundem 
kurrsesi të zgjohem për ta falur sabahun se po jam shumë e lodhur dhe për këtë
po mërzitem shumë. Namazin e sabahut e fali kur më del gjumi. Kjo më ka ndodhur
vetëm prej se jam shtatzënë. 
 

Përgjigje:
We alejkumus selam!
Sa i përket gjendjes suaj, pra fakti se jeni shtatzënë,
mund t’i falni vetëm farzet e namazeve ditore si dhe vitrin mundësisht.
Kur është fjala te lodhja te ju ne botën perëndimore, sigurisht e keni fjalën
nëse jeni në marrëdhënie pune në ndonjë firmë. Përndryshe lodhjet e
jetës së rëndomtë janë të njëjtat për të gjithë pa dallim të atyre në
kurbet dhe të tjerëve në vendlindje. Jacinë duhet falur edhe në atë kohë
e po ashtu edhe sabahun. E kuptoj se koha e pushimit është e shkurtër,
por obligimeve që i ka vënë Allahu duhet t’ju japim përparësi motër e
nderuar. Mendoni dhe llogaritni përse ju lodheni. Përgjigjen do ta
gjeni shpejt: për përfitime materiale të kësaj bote. Atë që sot e fiton,
nesër e shpenzon dhe gjithçka merr fund. Kurse lodhja për Allahun dhe
aplikimin e urdhrave të Tij, kalon sot por të mbetet për nesër e sidomos
për Ditën e Gjykimit, ku më të pasurit do të jenë ata që investuan më
shumë sa ishin në këtë botë. Lodhjen për Allahun do ta shpërblejë Allahu,
por edhe do të reflektohet tek njerëzit, kurse e kundërta, rrezikon që
edhe njerëzit të mos jenë mirënjohës.

Motër e nderuar, për pa e ditur se a punoni ku është hallall apo jo, pa e
ditur vendin tuaj të punës, dua t’ju sqaroj se puna juaj nuk është obligim
as për nevoja të jetës së përditshme. Obligimi për përkujdesjen tuaj
materiale (ushqim, veshmbathje dhe vendbanim) bie mbi bashkëshortin
tuaj. Kurse obligimi i Allahut për namazin nuk kryhet nga tjetërkush dhe
vet do të jepni llogari për të. A ka logjikë që t’i jepet përparësi asaj që
është vetëm e lejuar (nëse e keni vendin e punës të lejuar, e që pak
mundësi të tilla ka atje për muslimanen), në kurriz të asaj që është e
obliguar? A bën të shkoni në një firmë tjetër të punoni në orarin e punës
kur duhet të jeni në punën e rregullt?

Andaj mos i numëroni lodhjet e tjera para namazit, sepse të gjitha janë
të pavlera para tij. Ju pasi e falni namazin dhe e keni kuptuar rëndësinë e
tij, dijeni se obligimi i parë i jetës është namazi. Gjërat e tjera si: puna,
pushimi, ushqimi, etj., e kanë vendin pas namazit dhe ju jepet kohë aq sa
tepron pas namazit. E ju e dini se namazi, gjatë tërë ditës nuk merr kohë
më shumë se një orë.


                                       Muhamed Dërmaku


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.