MЁNYRA E ABDESIT

 
Si tė veproj me burrin tim? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 26 qershor 2008
Pyetje:
Si të veprojë që bashkëshorti im ta lë pijen dhe të më dojë mua sepse ka
nisur të më lerë anash? A duhet të veprojë diçka apo duhet të pres ndihmë 
prej Allahut të Madhërishëm që Ai të mirret me të? A duhet të rregullohem 
që t’i hyj në qejf atij apo çka të bëj?


Përgjigje:
Natyrisht se gjërat që i keni përmendur në pyetjen tuaj kanë ndikim
permanent në mbajtjen e bashkëshortit më afër vetes, pasi ia zhdukni
nevojën që ai të kërkojë prehje te tjetërkush. Por sa i përket pijes
alkoolike, ju duhet t’ia sqaroni bashkëshortit tuaj se është e ndaluar
dhe se dënimi për konsumuesin e saj është i dhembshëm, përveç
pasojave që mund t’i ketë edhe në këtë botë. Keni obligim, motër
e nderuar, që burrin tuaj sikurse edhe veten tuaj ta thërrisni
vazhdimisht në përfilljen dhe respektimin e urdhrave të Allahut.
Vallahi, nuk ka dobi asnjëherë në atë që Allahu e ka ndaluar,
sikundër që e gjithë e mira është në atë që Allahu e ka urdhëruar.
Siç e keni vërejtur edhe ju, alkooli prish edhe lidhjet familjare
dhe shumëçka në jetën e njeriut. Sqarojani burrit tuaj dëmet
e alkoolit, ofroni literaturë për të lexuar, gjeni ndonjë kasetë apo
CD me ligjëratë fetare që mund të jetë stimuluese për ta braktisur
këtë ves të keq e kështu me radhë.

Krahas gjithë kësaj që u përmend, mos lë anash lutjet tua drejtuar
Allahut që ta udhëzojë bashkëshortin tuaj në rrugën e drejtë dhe
ta bëjë t’i bindet Allahut me përkushtim!
Allahu e di më së miri!


                                                        Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.