MЁNYRA E ABDESIT

 
Dėshiroj tė fejohem qė tė mos bėj mėkat... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 26 qershor 2008
Pyetje:
Selam alejkum!
Jam një vajzë 17 vjeçare dhe jam në lidhje me një djalë për  të cilën gjë 
ka njohuri edhe familja ime. Unë po kam dëshirë të fejohem që të mos bëj 
mëkate me atë djalë por familja më thotë se jam e re. Çfarë duhet të bëj që
të fejohem se po kam frikë mos po bëj mëkat të madh që Allahu nuk ma falë?

Përgjigje:
We alejkum selam!
Motër e nderuar, Allahu të ruajttë prej intrigave të shejtanit! Lidhja që ju e
përshkruani se keni me një djalë, sigurisht se është krijuar para kohës së
përshtatshme për ju dhe familjen tuaj. Andaj për rreziqet e asaj lidhjeje
jeni përgjegjëse vet. E drejtë e prindit dhe familjes është të mos pajtohen
të të fejojnë dhe në kuadër të kësaj të drejte të tyre, ju nuk keni të
drejtë që të vendosni në kundërshtim me dëshirën e prindit. Pastaj edhe
nëse fejoheni, prapë nuk ju lejohet që lidhjet e juaja të përfundojnë me
jetën bashkëshortore, pasi fejesa nuk legjitimon një gjë të tillë, por është
një premtim për martesë. Pra, nëse prindi nuk pajtohet të martohesh me
atë person apo vetëm jeni të fejuar, në asnjë mënyrë nuk legjitimohen
arsyet tuaja për mundësi të rënies në haram. Mënyra më e mirë dhe që
tani është e pashmangshme është t’i këputësh lidhjet me atë djalë, pasi
që edhe nëse nuk bjen në haram me të, prapë nuk lejohet që të vetmohesh
dhe të komunikosh me të. Largohu nga ai që as nuk e ke vëlla, dajë,
xhaxha, etj., e as nuk e ke bashkëshort. I tilli nuk të është hallall, andaj
ruaju nga harami!

Bëni sabër dhe keni frikë Allahun e mos e rrezikoni nderin tuaj! Nëse e sheh
se epshi juaj nuk pret për më gjatë, aplikoje agjërimin, sepse agjërimi
stimulon në amortizimin e epshin shtazarak te agjëruesi. E nëse edhe agjërimi
nuk ju pengon dhe e shihni veten se ju rrezikohet nderi, sqarojani në ndonjë
mënyrë prindit gjendjen tuaj!


                                                       Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.