MЁNYRA E ABDESIT

 
Si kompensohet betimi i thyer? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 26 qershor 2008
Pyetje:
Një ditë kam bërë be në Zotin së bashku me gruan e vëllait të burrit që 
s’do ta pimë më duhanin. Tash prapë kam nisur ta pi. Çka duhet të bëj
pasi po e ndiej veten shumë fajtore që nuk po mundem ta lë. Në anën
tjetër, kam bërë be dhe kam frikë se do të më dënojë Zoti që jam
betuar dhe e kam thyer betimin. A mund të ma jepni një përgjigje?

Përgjigje:
Duhanin mundeni ta leni nëse një gjë të tillë e vendosni për hir të Allahut,
i Cili ju shpërblen për heqjen dorë nga ky mëkat i shëmtuar. Nëse duhani
lihet për hatër të njerëzve është më vështirë t’i përmbaheni vendimit
tuaj si dhe njeriu nuk mund t’ju shpërblejë.
Vet betimi juaj se nuk do ta pini më duhanin, tregon se e keni bërë për Allahun,
por rezultati nuk flet ashtu. Ju ose keni tradhtuar Allahun me atë premtim për
vendosmërinë tuaj, ose betimi juaj ka qenë në afekt dhe joserioz. Sido që
të jetë, përveç se keni bërë mëkat me kthimin tuaj në diç të ndaluar, ju
obligoheni që për thyerjen e betimit të ushqeni nga 10 të varfër (pra secila
që jeni betuar) me ushqim mesatar që mbani vetveten. Nëse doni mund
t’i veshmbathni nga 10 të varfër. E nëse ekonomikisht qëndroni dobët dhe
nuk gjeni mjete për t’i ushqyer nga 10 të varfër me nga një shujtë ushqimi,
atëherë obligoheni t’i agjëroni nga tri ditë radhazi.
Allahu e di më së miri!


                                           Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.