MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam njė vajzė, tani dėshiroj tė kam njė djalė... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 25 qershor 2008
Pyetje:
E kam një vajzë tash dëshiroj të mbes shtatëzënë por dëshiroj që të kam
dajlë. A ka ndonjë kaledar te menstruacioneve sikur në Gjermani?


Përgjigje:
Motër e nderuar, nuk ka mundësi që nga ndonjë ndikim i jashtëm në mënyrë të natyrshme të përcaktohet gjinia e dëshiruar për fëmijë. Më shumë se kjo është se edhe periudha apo data e fekondimit të qelizave mashkullore dhe femërore nuk mund të përcaktohet edhe pse mund të merren shkaqet dhe nuk ka gjë të keqe të shpresohet dhe të parallogaritet për fekondim në ndonjë muaj të caktuar. Allahu thotë:
Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift,  meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.” (Esh-Shura, 49 dhe 50)Por edhe shkencërisht nuk mendoj se ka mundësi që përmes të ndonjë kalendari të të përmuajshmeve ka mundësi që të përcaktohet gjinia e dëshiruar. Lus Allahun t’ju begatojë me djem të hairit dhe të dobishëm.Allahu e di më së miri!


                                                                              Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.