MЁNYRA E ABDESIT

 
Motra ime e pambuluar, pse nuk mbulohesh? (I) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e hėnė. 23 qershor 2008
  


 Nëse i parashtron këtë pyetje ndonjë femre muslimane, që ende nuk ka
vendos të mbulohet, sigurisht se i ka disa arsye, që i duken se janë
të shumta dhe janë të pranueshme, por harron se ato “arsyetime”
shpeshherë janë mësime të shejtanit edhe nëse ajo nuk i heton. Andaj
në vazhdim do t’i paraqes disa arsyetime ndër më të përmendurat dhe,
me ndihmën e Allahut, do të jap përgjigjet adekuate të atyre arsyeve.

Arsyetimi i parë:
”Ende nuk më është mbushur mendja.”

A je e bindur në vërtetësinë e fesë Islame? - Padyshim, e bindur plotësisht.
Deklaratën e Dëshmisë, se, s’ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut, 
e konsideron si bindje ndaj Zotit, ndërkaq, deklaratën se Muhamedi është i 
Dërguari  i Allahut, bindje në besueshmërinë e rrugës së tij, lavdërimi dhe
paqja e Allahut
qofshin mbi të.

Motra ime!
Po a je e bindur se mbulesa është kod i veshjes islame për vajzën muslimane 
në programin hyjnor?
Motra ime, ti duhet të nxitosh e të shqyrtosh atë që thotë Zoti yt, të Cilin e 
beson, dhe atë çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, të cilin e pranove, për të 
qenë prej atyre, për të cilët Allahu i Urtë thotë:

”Vërtetë, besimtarët kur thirren të gjykojë mes tyre Allahu dhe i Dërguari 
i Tij, fjala e tyre padyshim është: dëgjuam dhe u nënshtruam! Këta njëmend 
janë të shpëtuarit.”
 (En-Nurë, 51) 
 
Motër!
Nëse ke pranuar për Zot tëndin, Allahun, e për të Dërguar të Tij, Muhamedin,
lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, atëherë pse nuk iu bindesh edhe 
fjalëve të tyre?!!

Arsyetimi i dytë:
”Jam e bindur se mbulesa është urdhër i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, por 
nëna ime më pengon, nuk më përkrah, e nuk kam se si t'ia kthej shpinën.”

Motra ime!
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
”Nuk respektohet krijesa në gjëra që kundërshtohet Krijuesi.”  

Respekton prindin? Sa bukur po respekton një ndër urdhrat më të rreptë të 
Zotit tënd, Allahut.
A e di moj motër mos harro t'i thuash këtë edhe të ëmës sate, se Allahu e 
ka ngritur aq lartë pozitën e prindërve, e posaçërisht të nënës, sa që e 
konsideron dëgjueshmërinë ndaj tyre në një shkallë të afërt me njësimin 
në adhurim ndaj Tij
”Adhurojeni Allahun, mos i shoqëroni Atij asnjë send dhe jini të 
mirësjellshëm ndaj prindërve...”
 (En-Nisa’, 36)

O motër! Dëgjueshmëria ndaj prindërve vetëm në një rast nuk mund të 
jetë i pranueshëm e as i arsyeshëm: në mos-dëgjueshmëri ndaj Allahut!
“Nëse të shtyjnë (prindërit) ty që të më shoqërosh Mua shok, për çka 
ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos iu nënshtro atyre dyve...”
 
(Lukman, 15)


Por, mos harro motër se, të mos i respektosh prindërit kur kundërshtohet 
Allahu, nuk do të thotë që të mos jesh e mirësjellshme ndaj tyre!
”... Jeto (qëndro) me ata (prindërit) në këtë jetë si është më së 
miri...”
 (Lukman, 15)

Motër, si mund të jesh e dëgjueshme ndaj nënës sate ndërsa kundërshton 
Atë që të ka krijuar ty dhe nënën tënde?!!

Arsyetimi i tretë:
”Mundësitë e mia financiare nuk më mjaftojnë që të vishem me mbulesë.”

Motra ime, vendose dorën në zemër dhe ji e sinqertë, sepse Allahu di në hollësi 
atë që fshehin zemrat!
Nëse je e sinqertë në atë që thua, atëherë mendo pak më shumë, sepse të 
jesh e mbuluar do thotë të kursesh prej pasurisë tënde, pasi të duhet vetëm 
një mbulesë koke dhe një pallto ta vësh në trup, ndërsa kështu si je e 
pambuluar, të kushton më shumë! 
Jo vetëm rrobe, por trendi i rrethit "të detyron" t'i ndërrosh bluzat çdo 
stinë, madje çdo muaj, e "të detyron" të ndërrosh pantallonat e fustanet, 
madje edhe të vësh stoli e bizhuteri, që të mos "përqeshesh" nga të tjerat.

Të themi kështu:
Mund të jesh e sinqertë se, të pëlqen të vishesh si vishet rrethi ku gjendesh, 
por pse lejon që rrethi
yt të ushtrojë influencë ndaj teje në diçka që prej asaj (vepre) varet 
Lumturia e Përhershme?

O motër! Të gjitha hijeshitë dhe stolitë e kësaj jete janë të përkohshme, 
sado tërheqëse të jenë kurrë nuk mund të krahasohen më bukuritë e jetës 
tjetër jetës së vërtetë, në të cilën ka çka syri nuk ka parë, veshi nuk ka 
dëgjuar e as mendja nuk mund të arrijë t'i imagjinojë.
 

 Motra ime!     
Mendo pak, ti je në gjendje t'i përshtatesh rrethit, po vallë, pse nuk i lejon 
vetvetes t'i përshtatet një mënyre jetese, e cila të ruan nga dënimi dhe 
hidhërimi i Zotit tënd?
“... Pyesni dijetarët nëse nuk dini.” (En-Nahl, 43)

Mësoje këtë mënyrë jetese, që nëpërmjet saj ta fitosh kënaqësinë dhe 
shpërblimet e Zotit tënd!
Motra ime, kur kërkon zgjidhje me sinqeritet, pa dyshim që Allahun e ke në 
ndihmë.
“... Kush ka devotshmëri (sinqeritet, respekt) ndaj Allahut, për të bën 
zgjidhje (hap rrugë) dhe e furnizon atë nga nuk e kujton fare...”

(Et-Talak, 2 dhe 3)

Për atë motër që dëshiron të jetë "e pranuar" prej shoqërisë dhe rrethit, i 
themi se, nderi dhe pozita nuk ngritët duke e zbuluar trupin dhe duke i 
ndërruar ngjyrat e rrobave, por nderi dhe pozita të rëndohet në atë shoqëri
e rreth duke iu përmbajtur asaj që të ka mësuar Zoti yt dhe i Dërguari i Tij.

 “Vërtet, tek Allahu më i ndershmi ndër ju është më i devotshmi 
prej jush.”
(El-Huxhuratë, 13)

Motra ime në Islam!
Për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe Xhenetin e Tij, ia vlen të sakrifikosh 
gjërat më të shtrenjta në sytë e tu!


                                                                (Vazhdon)      

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.