MЁNYRA E ABDESIT

 
Kanceri i gjirit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e enjte. 19 qershor 2008


 Mbi një milionë gra në botë diagnostikohen çdo vit me kancer gjiri.Vitet e fundit incidenca ndaj kancerit të gjirit te gratë është rritur ndjeshëm. Krahas stresit dhe dhimbjes së sëmundjes, duhet përballuar dhe fatura e shtrenjtë e medikamenteve.
Faktorët që lindin kancerin e gjirit janë të shumtë. Ndër faktorët më të rëndësishëm futet trashëgimia. Faktorë të tjerë të rëndësishëm janë jeta riprodhuese, menstruacionet e hershme, të shfaqura në moshën 9, 10 apo 11 vjeç, dukuri që është përhapur dhe te ne. Kjo dhe menopauza e vonë janë dy faktorë të rëndësishëm që ndikojnë  në shfaqjen e kancerit të gjirit. Gjithashtu, obeziteti, diabeti, martesat e vona mbas moshës 35 vjeç, lindje të pakta të fëmijëve, stresi dhe duhani shkaktojnë kancerin.


Si mund ta kuptojë në grua që është e sëmurë me kancer?

Simptoma apo shenja të kësaj sëmundje është shfaqja e një forme në trup, që më parë nuk ka ekzistuar, por duhet thënë që jo çdo informacion përben kancer, sepse patologjitë e kancerit janë të shumta, shumica beninje e që shërohen kollaj. Dhimbja nuk është simptomë, por masa tumorale bën dallimin; shpeshherë lëkura merr njolla portokalli me pore, deformohet gjiri apo thithi i gjirit.


Tek cilat mosha shfaqet kjo sëmundje?

Përgjithësisht, takohet te moshat madhore, nga 45 deri në 65 vjeç. Kjo është mosha më e prekur nga kanceri i gjirit. Megjithatë, ka një tendencë që shfaqet edhe në moshat e reja, ku agresiviteti është më i madh, por këto janë tumore beninje(tumor mashkull) e që shërohen.


Sa herë i këshillohet një gruaje të kontrollohet te mjeku onkolog?

Këshillohet që gratë të fillojnë qysh në moshën 40 vjeç me ekzaminimet e nevojshme, me mamografi etj. Po gruaja duhet të jetë e kujdesshme që në moshat e hershme, që vajzë, që të përkujdeset dhe, të paktën një herë në vit ta ekzaminojë gjirin. Minimumi një herë në dy vjet, deri në moshën 35 vjeç, një grua duhet të vizitohet. Mbas moshës 35 vjeç mirë është të bëjë një ekografi dhe një vizitë te mjeku onkolog. Mbas moshës 40 vjeç rekomandohet mamografia.


Çfarë ushtrime preferoherT të bëhen kur keni kancerin e gjirit?

Pavarësisht prej llojit
të trajtimit që ju merrni për kancerin e gjirit, është e rëndësishme të kujdeseni
në mënyrë
më të veçantë për veten, duke bërë pushim të duhur dhe, nëse është e mundshme, duke
u marrë
edhe me ushtrime fizike.
Një studim i fundit ka treguar
se gratë me kancer të gjirit të cilat merren me aktivitet fizike gjatë
trajtimit ndjejnë se kanë
më shumë energji dhe nuk humbin aq shumë peshë sa personat që
nuk merren me
aktivitete.
Ushtrimet fizike për pacientët me kancer të gjirit zakonisht përfshijnë terapi fizike për të rritur
forcën, lëvizje të shpeshta të kraharorit dhe ushtrime të lehta aerobike (si për shembull ecje)për rreth
30 minuta, tri ose më
shumë herë në javë.

Të ushqyerit dhe dieta
Një dietë e balancuar dhe e
shëndetshme mund të sigurojë lëndët ushqyese dhe energjinë për të cilat
trupi juaj ka nevojë
për tu shëruar. Të ushqyerit e mirë po ashtu ndihmon të mbeteni të fortë dhe
të ndjeheni
më së miri.
Në përgjithësi, ushqimet për pacientët me kancer janë të pasura me proteina, të cilat sigurojnë blloqet ndërtuese për të cilat ka nevojë organizmi juaj. Ata po ashtu mund të jenë të shumta në kalori.
Ushqimi juaj gjatë trajtimit
mund të ndryshohet nëse ju humbni në peshë gjatë mjekimit, gjë që
ndonjëherë ndodh
me pacientët me kancer në gji.
Disa barna antikanceroze, siç janë medikamentet e dhembjes, mund të shkaktojnë konstipacion
(kapsllëk). Ky problem po ashtu mund të paraqitet nëse ushqimi juaj është i pakët me lëngje, ose
nëse keni qëndruar
shtrirë për një kohë të gjatë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.