MЁNYRA E ABDESIT

 
Sunetet e fitres PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Bekir Halimi   
e mėrkurė. 18 qershor 2008
Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Pesë gjëra janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër):

- pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve),

- synetllëku, rreth-prerja (cirkulacioni),

- shkurtimi i mustaqeve,

- mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat dhe  

- shkurtimi i thonjve.” (Transmetojnë: Buhariu dhe Muslimi).

Kurse Abdullah Ibën Zubejri ka transmetuar nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Dhjetë gjëra janë prej fitres:

- shkurtimi i mustaqeve,

- lëshimi i mjekrës,

- përdorimi i misvakut (shkop aromatik shërben për pastrimin e dhëmbëve),

- larja e hundës me ujë,

- pastrimi mes gishtave,

- prerja e thonjve,

- mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat,

- mënjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,

- pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës së madhe.”

Transmetuesi thotë se e ka harruar të dhjetën, por thotë se ka mundësi që ajo të jetë shpëlarja e gojës. (Transmeton Muslimi). 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.