MЁNYRA E ABDESIT

 
Dashuria ndaj Pejgamberit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 21 shtator 2012
 Dashuria ndaj Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, është obligim. Ajo duhet të jetë një dashuri shumë e madhe, më e madhja pas dashurisë ndaj Allahut subhanehu ve teala.






Nëse dëshiron që pozita jote në xhenet të jetë e lartë, kujtoje hadithin e të Dërguarit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: “Njeriu do të ringjallet me ata që i do” A e ke pyetur ndonjëherë veten se sa e do të Dërguarin, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të? A e di se cila është shenja e dashurisë?

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk ka besuar askush prej juve përderisa mos të jem unë më i dashur te ai, sesa prindërit e tij, fëmijët e tij dhe njerëzit në përgjithësi”. (Transmeton Buhariu)

Pra, çdo musliman obligohet që t'i jep përparësi dashurisë ndaj Pejgamberit, sal-all-llahu alejhi ve sel-lem para asaj ndaj vetvetes së tij, pasurisë, prindit, fëmijës dhe tërë njerëzve në përgjithësi. Dashuria ndaj Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, nuk është diçka që përshkruhet, por ajo përjetohet pastaj dëshmohet. Ka ardhur një njeri te Pejgamberi, sal-allahu alejhi ve sel-lem, dhe e ka pyetur se kur është Dita e Gjykimit. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ve sel-lem, i është përgjigjur: “Çka ke përgatitur ti për atë ditë?” Ai ka thënë: “O Resulallah, nuk kam bërë shumë gati, veç unë e dua shumë Allahun dhe Pejgamberin, sal-allahu alejhi ve sel-lem”. Atëherë, Pejgamberi sal-all-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: "Ti do të jesh me ata që i do”

Dashuria ndaj Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, nuk matet ngase ajo është në zemër, mirëpo mund të dëshmohet. Kjo mund të bëhet në forma të ndryshme. Dashuria ndaj Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, buron nga dashuria jonë për Allahun. Ai që e do Allahun padyshim do ta do edhe Pejgamberin, sal-allahu alejhi ve sel-lem, ngase Allahu është Ai që e ka zgjedhur atë, Ai që e ka dërguar dhe e ka lidhur ngushtë vazhdimisht përmendjen e Tij me përmendjen e këtij pejgamberi, bile edhe në fjalën “La ilahe ilallah” Allahu ka bërë që pas tij të vjen “Muhamedun resulullah”. Allahu e ka ngritur emrin e tij tek emri i vet, subanehu ve teala, për ta dëshmuar se sa e do Ai këtë pejgamber. Andaj, kush e do pejgamberin, sal-allahu alejhi ve selem, ai e do Allahun dhe e kundërta, kush e do Allahun, azze ve xhel-le, e do edhe Pejgamberin. Pra, dashuria ndaj tij është e lidhur ngushtë me dashurinë ndaj Allahut, subhanehu ve teala, dhe është fryt i saj. Dashuria ndaj pejgamberit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, përveç që nënkupton dashurinë ndaj Allahut nënkupton edhe dashurinë ndaj asaj që ka ardhur nga Pejgamberi, sal-allahu alejhi ve sel-lem, nënkupton pasimin e mësimeve të tij dhe urrejtjen ndaj deformimit të mësimeve të tij. Kjo është sa i përket kuptimit të dashurisë ndaj pejgamberit, sal-allahu alejhi ve sel-lem.

Disa thanë se e duan pejgamberin, sal-allahu alejhi ve sel-lem, mirëpo dashuria e tyre i tejkaloi kufijtë sepse nga pretendimi se e duan Pejgamberin, sal-allahu alejhi ve sel-lem, ata filluan ta adhurojnë atë, filluan që të kërkojnë ndihmë prej tij në raste të ndryshme, në të cilat raste duhet të kërkohet vetëm ndihma e Allahut, filluan që ta shndërrojnë varrin e tij në adhurim apo ta festojnë ditëlindjen e tij. Sigurisht që këta janë nga grupi i humbur për shkak se e tepruan në dashurinë ndaj Pejgamberit sal-allahu alejhi ve sel-lem.

Grupi tjetër janë ata te të cilët nuk çon kurrfarë peshe as Pejgamberi, sal-allahu alejhi ve sel-lem, e as mësimet e tij dhe edhe nëse ofendohet Pejgamberi, sal-allahu alejhi ve sel-lem, atyre zemra nuk u shqetësohet.

Dhe, grupi i tretë janë ata të cilët e kanë dashur pejagmberin, sal-allahu alejhi ve sel-lem, aq tepër saqë kanë sakrifikuar krejt çka kanë pasur për të, mirëpo brenda kufijve të Allahut. Ata për hir të dashurisë ndaj tij kanë sakrifikuar edhe pasurinë, edhe jetën, edhe rehatinë, edhe krejt çka kanë pasur dhe ju është dukur që kanë bërë pak. Ata kanë bërë shumë për t’i mbledhur hadithet e tij saqë një ditë i kanë thënë Abdullah Ibën Mubarekut: “Tërë këtyre haditheve të shpikura si keni me ua gjet hallin?” Ai është përgjigjur me pak fjalë: “Për këtë punë rrojnë njerëzit e mëdhenj”, duke nënkuptuar kështu se jeta e tyre është që ta pastrojnë fjalën e saktë që e ka dhënë Pejgamberi, sal-allahu alejhi ve sel-lem. Këta janë ata që e kanë dëshmuar veten se me të vërtetë e duan Pejgamberin, sal-allahu alejhi ve sel-lem.

Dashuria ndaj Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, është obligim. Ajo duhet të jetë një dashuri shumë e madhe, më e madhja pas dashurisë ndaj Allahut subhanehu ve teala.
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:"Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur." (Tevbe, 24)

Cilat janë shenjat se e duam Pejgamberin, sal-allahu alejhi ve sel-lem?

1. Pasimi i tij në çdo fjalë, në çdo vepër, në çdo sjellje, në çdo qëndrim të tij. Të mundohemi që jeta jonë të jetë në pajtim me atë që na ka mësuar Pejgamberi, sal-allahu alejhi ve sel-lem. Myslimani kurrë nuk ka mundësi ta do Pejgamberin, sal-allahu alejhi ve sel-lem, pa e pasuar Sunnetin e tij, pa u kapur fort për të. Myslimani do të arrijë dashuri të madhe ndaj Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, vetëm atëherë kur Allahu dhe Pejgamberi i tij janë bërë të pandashëm në shpirtin dhe praktikën e tij.
2. Përmendja e tij (Allaumme sal-li ve sel-lim ala nebijjina Muhammed), posaçërisht në ditën e xhuma. Transmetohet nga Abdurrahman Bin Auvfi se ka thënë: “Shkova njëherë tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe e gjeta në sexhde ku qëndroi shumë gjatë. Pastaj tha: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Kush përcjellë salavate mbi ty, unë do t’i përcjelli salavate atij. Kush përcjellë selame mbi ty, unë do t’i përcjellë selame atij. Për këtë arsye qëndrova në sexhde për ta falënderuar Allahun. (Transmeton Hakimi dhe Ahmedi. Dijetari i nderuar Albani thotë se është hadith sahih)
3. Përmallimi për t’u takuar me të.
4. Mësimi i Kur’anit dhe i hadithit.
5. Dashuria e atyre që i ka dashur Pejgamberi sal-allahu alejhi ve sel-elm.
6. Urrejtja e atyre që i ka urryer Pejgamberi sal-allahu alejhi ve sel-lem.
7. Mos-lakmia në këtë dynja.
8. Tërheqja e vërejtjes dhe luftimi ndaj çdo dukurie e cila e cenon dhe e kërcënon Sunnetin e Pejgamberit sal-allahu alejhi ve sel-lem.

Prandaj, shenjë e dashurisë ndaj Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, është kur njeriu ndikohet nga ajo që ka dashur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të duhet ajo që solli Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të ftohet në rrugën e tij, të duhen familja dhe sahabët e tij. Si shenjë e dashurisë ndaj tij është edhe dërgimi i sa më shumë bekimeve dhe lutjeve (salavateve) atij. E si mos ta duam Pejgamberin, sal-allahu alejhi ve sel-lem, kur ai aq shumë u mundua dhe u persekutua vetëm e vetëm që ne sot të jemi në fenë e Allahut të Madhëruar?!

Cilat janë frytet e dashurisë së Pejgamberit sal-allahu alejhi ve sel-lem?

Frytet janë të mëdha dhe të panumërta si në dynja ashtu edhe në ahiret, mirëpo unë do ta përmendi vetëm njërin prej tyre dhe më sublimin e ai është Xheneti.
Nëse njeriu mediton rreth dobisë që ka përfituar nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili e nxori atë prej errësirave të kufrit në dritën e imanit drejtpërsëdrejti apo me shkak, do të kuptojë gjithashtu se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është shkaktar për qëndrimin e tij të përjetshëm në begatitë e Xhennetit, do të kuptojë se kjo është dobia më e madhe në të gjitha aspektet dhe për këtë arsye Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, meriton që dashuria ndaj tij të jetë më e madhe se dashuria ndaj të tjerëve, sepse dobia e cila rrjedh nga ai është më e madhe se dobitë e tjera, mirëpo njerëzit dallojnë nga kjo pikëpamje varësisht prej kthjelltësisë apo vigjilencës së tyre. Nuk ka dyshim se sahabët (shokët e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve sel-lem), radijall-llahu anhum, e kanë kuptuar këtë gjë në mënyrën më të plotë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.