MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēelėsi i ilaēit (shėrimit) pėr zemrėn! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 30 maj 2008

 Ejani t’i shërojmë zemrat tona para se të na vdesin!
  


Kishte shkuar një njeri te Sufjan Eth-Thewri [All-llahu e mëshiroftë] dhe i thotë:

“O Sufjan! Jam sprovuar me sëmundje të zemrës, më është sëmurë zemra, andaj më jep një bari (ilaç) për zemrën time.”

 I thotë Sufjani njeriut me zemër të sëmurë:

“Merr nga barishtet e sinqeritetit si dhe gjethe të sabrit-durimit dhe i përziej. Pastaj merre modestinë dhe shtrydhe në këtë përzierje dhe të gjitha këto vendosi në enën e devotshmërisë. Pastaj në këtë enë hedh lëngë të frikës ndaj All-llahut xh.sh.. Pastaj këtë enë vendose në zjarrin e dëshpërimit (për mëkate) dhe pasi që të vlojë mirë filtroje (kulloje) me filtrin e mbikëqyrjes së All-llahut xh.sh.. Pastaj këtë ujë kape me dorën e vërtetësisë (kujdes! mos e kap me dorën e demagogjisë), dhe pastaj pije me gotën e istigfarit (falje kërkimit). Dhe çdo ditë shpërlaje gojën me asketizëm në këtë dunja si dhe largoje lakminë për këtë botë, dhe inshaAll-llah do të të shërohet zemra jote. Përdore këtë recetë me përpikshmëri dhe s’do të kesh më probleme me zemër.”  Ejani pra t’i shërojmë zemrat tona para se të na vdesin!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.