MЁNYRA E ABDESIT

 
Rreth lehonisė... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ----   
e premte. 22 shtator 2006

Pyetje:
Nëse femra lehonë pastrohet para se të plotësojë dyzet ditë, a duhet të agjërojë dhe të falet, apo jo? Nëse pas kësaj i vien menstruacionet a duhet ta ndërpres agjërimin? Dhe nëse pastrohet për herë të dytë a duhet të agjërojë dhe të falet apo jo? 

Përgjigja:
Nëse gruaja lehonë pastrohet para se t`i plotësojë dyzet ditë obligohet të lahet pastaj të falet dhe ta agjërojë Ramazanin, gjithashtu i lejohet të ketë marrdhënie intime me burrin. Nëse i rikthehet gjaku brenda dyzet ditëve mendimi më i saktë është se ajo obligohet me lënien e namazit, agjërimit dhe burri i saj e ka të ndaluar të ketë marrdhënie me të. Do të thotë se ajo e merr dispoziten e femrës lehonë, derisa të pastrohet apo të plotësoj dyzet ditë.
Nëse pastrohet para se t`i plotësoj dyzet ditë lahet dhe fillon faljen e agjërimin dhe i lejohen marrdhëniet intime. Nëse vazhdon gjaku edhe pas dyzet ditëve, atëherë ai nuk është gjak i menstruacioneve (e as i lehonisë), prandaj nuk e lë namazin dhe agjërimin për të, por ajo është sikurse gjaku i istihadës dhe i lejohen marrdhëniet intime. Prandaj ajo duhet të përdorë piceta nga pambuku apo diç tjetër me të cilat e ndalë gjakun dhe merr abdes për çdo kohë të namazit. Profeti (salallahu alejhi ve selem) ka urdhëruar ashtu atë që është me istihade, përveç nëse i vijnë menstruacionet, atëherë ajo e lë namazin.

(Fetvatë e Shejh Ibën Bazit, Allahu e mëshiroftë)
 
Përktheu: Alaudin Abazi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.