MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėr ju o Prindėr! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albulena Bajrami   
e enjte. 29 maj 2008

A e dini ju o prindër, 
se çfarë obligimi keni,
si ta rritni një fëmijë
dhe të mbarën si t’ia jepni.

Në jetë ju shumë gaboni,
fëmijën tuaj kur e rritni,
të rëndësishmen e harroni
dhe mendoni se po dini.

Babë e nënë kah të jeni,
të madhin Zot mos e harroni,
kush është Ai, pse na  krijoi,
fëmijës tuaj ia mësoni.

Fëmijën tuaj nëse e doni,
për Islamin e njoftoni,
porositeni për drejtësi,
në këtë botë sa të rroni.

Urdhërone në namaz,
sadaka e agjërim,
për mëshirë ndaj të varfërit
dhe gjithmonë t’iu dalë në ndihmë.

Të gjitha këto janë porosi,
që ju o prindër të mendoni,
veten tuaj dhe fëmijët,
nga zjarri t’i shpëtoni.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.