MЁNYRA E ABDESIT

 
Ajo qėndron pranė tij dhe i ofron ndihmė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 28 maj 2008


Ajo ishte femër që gjithmonë e fliste të vërtetën dhe këtë barrë e barte në mënyrë të sinqertë.






Një nga ligjet që All-llahu i Lartësuar i ka vënduar në këtë jetë është që meshkujt dhe femrat duhet të bashkëpunojnë së bashku për ta kultivuar dhe populluar llojin njerëzor e gjithashtu edhe për t’i prirë punëve që kjo jetë është e karakterizuar. Meshkujt nuk mund të veprojnë pa femrat por edhe anasjelltas. Prandaj, Ligji islam i mëson meshkujt që të bashkëpunojnë me gjininë e tyre të kundërt. Islami i jep kurajo mashkullit që t’i ndihmojë bashkëshortes së vet sa më shumë që mundet. Pejgamberi s.a.v.s., i cili është shembull për gjthë muslimanët, i ndihmonte dhe i shërbente familjes së tij.

Islami ashtu sikurse pret nga burri që t’i ndihmojë gruas së vet rreth punëve të shtëpisë, ashtu pret edhe prej gruas që t’i ndihmojë bashkëshortit të saj rreth punëve të tij dhe t’i ofrojë ndihmë aty ku mendon se mendimi i saj është më i përshtatshëm.

Historia na tregon se gratë muslimane radhiteshin në aradhat luftarake së bashku me meshkujt, për të luftuar në rrugën e All-llahut. Ndërkaq disa të tjera, sjellnin ujë për pirje, për pastrim, kujdeseshin për të plagosurit e kështu me radhë. Përkundër që kujdeseshin për të tjerët, ato gjithashtu dinin të mbahen fort kur familjarët e tyre (qoftë bashkëshorti ose biri) binin shehid të luftës.

Në anën tjetër, kontributi i grave në jetën publike nuk ishte vetëm gjatë betejës së luftës, ato (gratë) qëndronin me burrat e tyre edhe gjatë kohës së paqes, që është shumë normale, duke i ofruar mendime të tyre që shpesh dilnin të vlefshme... I qetësonin zemrat e tyre kur nevrikoseshin dhe në rast të ndonjë vështirësie.

Historia na tregon shumë meshkuj të cilët kanë marrë këshilla nga bashkëshortet e tyre dhe kanë punuar sipas tyre. Një prej tyre është edhe pejgameberi s.a.v.s. i cili i dëgjontë këshillat e Kadijes, Umu Sulejmes, Aishes dhe grave tjera që i kishte në pronën e vet.

Femra e sinqertë muslimande e kupton barrën që Islami e ka vënë mbi shpatullt e saj, duke e obliguar atë që të jetë bashkëshorte e mirë ndaj bashkëshortit të saj, të përkujdeset për atë, ta kënaqë atë. Ajo nuk e kursen këshillën e saj kur e sheh se bashkëshortit të saj i duhet ajo (këshilla) dhe ajo asnjehrë nuk heziton t’i qëndrojë pranë.

Hatixhja r.a. ishte një shembull i femrës që ndikoi tek bashkëshorti i vet. Kur pejgamberit s.a.v.s. i zbriti pjesa e parë e Shpalljes, ai dridheshte dhe asaj i tha: “Më mbulo, më mbulo!” Ajo nxitoi t’ia ofrojë ndihmën dhe përkrahjen e saj. Buhariu dhe Muslimi e rrëfejnë tregimin e Aishes r.a. rreth asaj se si Shpallja filloi dhe mënyrën mahnitëse që Hatixhja r.a. sillej me bashkëshortin e saj: “Shpallja filloi në një formë të ëndrrëse cila shpejt u realizua. Pastaj ai e pëlqente veçimin, kështuqë shkonte në shpellën Hira. Papritmas e Vërteta erdhi në atë shpellë. I erdhi engjlulli dhe i tha “lexo!” Ai i tha: “Nuk di të lexoj.” Pejgamberi s.a.v.s. thoshte: “Engjulli më përqafoi dhe më shtrëngoi saqë përafërsisht më ra të fikët, pastaj më lëshoi dhe më tha: “lexo!” Unë i thashë: “Nuk di të lexoj.” Engjujt më përqafuan dhë më shtrënguan për të dytën herë saqë m’u duk se më ra të fikët, pastaj më liruan dhe më tha: “lexo!” Unë përsëri i thashë se “Nuk di të lexoj” Për të tretën herë më përqafuan dhe më shtrënguan aq fort saqë m’u duk se më ra të fikët dhe më tha: “lexo!” Unë prapë i thashë se “Nuk di të lexoj” Pastaj engjulli tha: “Lexo me emrin e Zotit tënd i Cili krijoi (çdo gjë)! E krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo se Zoti yt është më Bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte” (EL ALAK, 1-5).

I dërguari i Zotit erdhi te Hatixhja duke u dridhur dhe i tha: “Më mbulo, më mbulo!” Ajo e mbuloi dhe pushoi derisa u qetësua dhe pastaj i tha: “Oj Hatixhe, çfarë po ndodh me mua?” Më tutje ai s.a.v.s. i tregoi se çfarë kishte ngjarë dhe tha: “Frikësohem për veten time.” Hatixhja i tha: “Jo, mos u dëshpëro për hirë të All-llahut të Lartësuar, pasiqë Ai asnjëherë nuk do të të kishte braktisur. Për Zotin, ti i mban lidhjet me familjarët, e flet të vërtetën, u jep nevojtarëve, i nderon mysafirët.” Ajo pastaj e dërgoi te Navfal ibn Asad ibn Abdul Uza, i cili ishte kushëriri i saj. Ai ishte krishter. E dinte shkrim – leximin arab. Ishte i moshuar dhe i verbër gjithashtu. Hatixhja i tha: “O xhaxha, dëgjoje nipin tënd!” Ibn Navfali tha: “Çfarë ka ngjarë, o bir i vëllait tim?” I dërguari i All-llahut i tregoi se çfarë kishte ndodhur, kurse ibn Navfali ia ktheu: “Ky është el-Namusi (Xhibrili) i cili iu pat dërguar Musait. Dëshiroj të jem i gjallë kur njerëzit do të të kundërshtojnë.” I dërguari i All-llahut ia tha: “Vallë, a do të më kundërshtojnë ata?” Ibn Navfali pastaj ia ktheu: “Po. Secili që ka ardhur me atë që ke ardhur ti, ka qenë i kundërshtuar. Nëse jam i gjallë atë ditë (kur do të të kundërshtojnë), do të të ndihmoj me tërë qenien time.” [Fet-h el Bari, 1/23]

Kjo fjalë ishte një shenjë e fortë e mençurisë dhe karakterit të Hatixhes r.a.. Ajo e njihte karakterin e pejgamberit s.a.v.s., sjelljen dhe pastërtinë shpirtërore të tij dhe kjo e bëri atë të sigurtë se All-llahu i Lartësuar kurrë nuk do ta kishte braktisur një njeri të tillë. Ajo e dinte se pas kësaj ngjarjeje madhështore qëndronte diçka që All-llahu i Lartësuar e kishte përgatitur për të dërguarin e Tij.

Nëna e parë e besimtarëve, Hatixhja r.a., ishte një këshilluese e sinqertë në rrugën e All-llahut të Lartësuar. Ajo tanimë e kishte fitur statusin si personi i parë që e kishte besuar All-llahun e Lartësuar dhe të dërguarin e Tij. Ajo qëndronte pranë të dërgurit të All-llahut të Lartësuar duke i ndihmuar dhe përkrahur atë.

Ibn Hishami në jetëpërshkrimin e tij për pejgamberin s.a.v.s. thotë: “Hatixhja besonte në atë që iu shpallte Muhammedit a.s.. Një prej mënyrave nga të cilat All-llahu i ndihmonte të dërguarit të Tij ishte edhe kjo (dmth ndihma që i ofrohej nga Hatixhja). Kurdoherë që ai s.a.v.s. dëgjonte ndonjë fjalë të keqe, shkonte pranë saj dhe gjente ngushëllim. Me ç’rast ajo e inkurajonte për të qenë i durueshëm dhe ia shtonte bindjen në misionin madhështor që e bartte në supe.” [Ibid., 1/257]

Ajo ishte femër që gjithmonë e fliste të vërtetën dhe këtë barrë e bartte në mënyrë të sinqertë. Andaj nuk është aspak për t’u çuditur se ajo e fitoi kënaqësinë e Zotit të Lartësuar dhe ta meritojë nderimin që Ai ia bënte asaj. Zoti i Lartësuar këtë Porosi (kënaqësinë e Tij ndaj saj) ia dëgoi përmes dy të dërguarve të Tij, Xhibrilit dhe Muhamedit s.a.v.s. të cilët i dhanë lajme të mira, përkatësisht lajmin se ajo do ta ketë një shtëpi në Parajsë, siç qëndron në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra: “Xhibrili erdhi te pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: O i dërguar i All-llahut, Hatixhja është duke ardhur te ti me disa enë me ushqim dhe pije. Kur të vijë, njoftoje atë se Zoti i saj ia ka ndërtuar një shtëpi në Parajsë, në të cilë nuk ka as zhurmë as vështirësi.” [Buhariu dhe Muslimi]

Gruaja e vërtetë muslimane punon punë të dobishme për vete dhe për bashkëshortin e vet si dhe i ndihmon atij në rast nevoje. Në këtë mënyrë ajo, me punën që e bën, shërben si ndihmë për bashkëshortin e saj dhe njëkohësisht e përfiton rrespektin e tij kundrejt saj.


                                       
Përktheu: Arsim Jonuzi
 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.