MЁNYRA E ABDESIT

 
A duhet t’i shpėrndaj e-mailat me pėrmbajtje fetare? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 21 maj 2008
Pyetje:
Selamun alejkum! 
Desha t’ju pyes: më vijnë disa letra në email-adresën time
me përmbajtje fetare por në fund të tyre thotë: nëse e doni Allahun 
shpërndajeni këtë në 10 email-adresa të tjera dhe ma ktheni edhe mua. Kjo gjë më çudit. A e kam unë haram që nuk i dërgoj 
pastaj ato siç kërkohet pasi që mendoj se dashuria ndaj Allahut nuk 
shprehet në këtë mënyrë dhe në njëfarë forme më duket si shirk kjo 
punë?
 

Përgjigje:
We alejkum selam!
Është e vërtetë se kohëve të fundit është përhapur një dukuri e tillë e përhapjes së dawetit (propagandës islame). Që në fillim ju them se nuk keni kurrfarë mëkati nëse nuk i shpërndani ato letra që ju arrijnë në adresën tuaj elektronike. Dashuria ndaj Allahut nuk mund të kushtëzohet e as të vlerësohet nga njerëzit. Ajo kushtëzohet me atë që e ka kushtëzuar vet Allahu Fuqiplotë ose i dërguari i Tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, si p.sh.:
Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran, 33)

Nuk mundet që një njeri i rëndomtë ta vë në diskutim dashurinë tënde ndaj Allahut duke ua kushtëzuar një kërkesë që mund të jetë qëllimmirë.
Shtrohet pyetja se a lejohet t’i shpërndajmë ato letra në atë mënyrë siç kërkohet?

Nëse një gjë e tillë veprohet duke menduar se nuk bën ndryshe, ose duke pasur frikë se mos po i ngjan ndonjë e keqe në rast se nuk e shpërndan, atëherë kjo mund të jetë edhe mëkat, pasi krijohet një besëtytni, besim i paparaparë me ligjet e Sheriatit.

Në anën tjetër, duke mos ua vu veshin këtyre fjalëve dhe duke u mbështetur në obligimin dhe nevojën për davet, disa letra me përmbajtje të mirë dhe të dobishme, disa punime në programin “power point” etj., që përmbajnë kuptim të mirë, do të ishte mirë t’i shpërndajmë me synim të arritjes së pajtueshmërisë së Allahut dhe shpërblimeve të Tij, e jo nga motivi i ndonjë besëtytnie.
Allahu e di më së miri!


                                                       Muhamed Dërmaku



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.