MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam harruar tė pastrohem pas ėndrrės erotike... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 21 maj 2008
Pyetje:
Selamun alejkum!
Kam parë ëndërr pas namazit të sabahut se kam bërë marrëdhënie dhe kam 
shkuar në punë ashtu pa u pastruar pasi s’më ka rënë ndërmend. Jam
pastruar menjëherë pasi jam kthyer në shtëpi. Çka duhet të veproj?


Përgjigje:
We alejkum selam!
Elhamdulilah që keni falur namazin e sabahut me kohë dhe vazhdofshi të jeni i rregullt në përfilljen e namazit dhe të gjitha obligimeve të tjera fetare!

Ju asgjë nuk keni gabuar dhe nuk jeni mëkatar për faktin se keni qëndruar një pjesë të ditës i papastër (xhunub)  pa qëllim, por nga harresa. Mirë keni vepruar që jeni pastruar menjëherë kur ju është dhënë rasti. Nëse ju ka zënë ndonjë namaz si p.sh. namazi i drekës në punë dhe nuk keni mundur ta falni derisa i ka dalë koha, atëherë keni qenë të obliguar, që ta falni namazin e drekës pastaj të ikindisë pasi jeni pastruar (keni marr gusëll). Pra, keni mundur të vazhdoni orarin e punës, por jo duke e rrezikuar namazin, d.m.th. jo t’ju kalojë namazi i drekës për shkak të gjendjes së xhunubllëkut.
Allahu e di më së miri!


                                                       Muhamed Dërmaku  
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.