MЁNYRA E ABDESIT

 
Frikėsohem shumė se do tė vdes...! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 21 maj 2008

Pyetje:
Selamun alejkum!
E ndiej një frikë se kah shkoj do të vdes. Frikësohem shumë. Qe 6 vjet jam në
këtë gjendje. 
Kam qenë te hoxha që fryn me Kur’an dhe kam qenë te psikiatri dhe tash marrë
barna, lexoj Kur’anin në gjuhën arabe mirëpo kam pengesa nga shejtani. Falem
 por prapë kam pengesa nga shejtani dhe ndonjëherë i fali vetëm farzet se 
frikohem 
se mendja më shkon duke u falur me e shajtë Allahun. Më tregoni se 
ku të drejtohem: a te ndonjë hoxhë për të më fryer Kur’an apo te psikiatri? 
Pres përgjigjen! Allahu ju shpërbleftë! Selamun alejkum! 


Përgjigje:

We alejkum selam!
Në bazë të asaj që keni përmendur në pyetjen tuaj, ju me gjasë keni nevojë për kurim me Kur’an. Nuk keni nevojë dhe as nuk mund të gjeni shërim te psikiatri për këso problematikash. Por, mund të ndodhë që te hoxha keni nevojë të shkoni më shpesh dhe terapia juaj mund të zgjasë më shumë, por megjithatë në Kur’an është shërimi.

Allahu thotë: “Ne shpallim nga Kur’ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (El-Isra’, 82)

Shumë veprime tuajat tregojnë se keni cytje të vazhdueshme të shejtanit, për ç’gjë obligoheni të thoni: EUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM (Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar!) dhe të pështyni tri herë nga krahu i majtë.
Ju faleni namazin dhe falini edhe sunetet dhe mos lejoni që nga frika e të shajturit të braktisni sunetet se më vonë shejtani do t’ju bindë për braktisjen edhe të farzeve.

Shkoni te hoxha që lexon Kur’an e jo te ndonjë fallxhor, apo të ngjashëm dhe kërkoni nga Allahu që t’ju shërojë, sepse vetëm në dorën e Tij është shërimi.
Allahu e di më së miri!


                                                   Muhamed Dërmaku 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.