MЁNYRA E ABDESIT

 
Zgjohu, o njeri! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 13 maj 2008



... Zgjohu, o njeri!
nga gjumi i rëndë,
jeta kot të shkoi,
mblidhi pakëz mend.

Por si hija erdhe,
rrove dhe shkon,
nga psherëtima jote 
kurrgjë nuk kupton.

...O Zot, o Zot, na udhëzo!
nga Ti vijmë, te Ti shkojmë ne,

Me besim në zemër,
në shpirtin me dritë,
të luftojmë të ligat,
larg nga errësirat...

...Me dritë dhe errësirë
jemi të gatuar,
shpirti është i ndritur,
trupi i errësuar.

Janë këta dy dete, 
në njeriun të mbledhur,
zgjidhe udhën tënde 
ku je për t’u hedhur...

... S’na shpëtoi asgjë neve,
as mall, as fëmijë, 
të gjitha na lanë, 
pallat e shtëpi.

Vetëm tokë e zezë, 
vetëm dheu i ngratë 
fundi është shtresë, 
është i fundit shtrat...

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.