MЁNYRA E ABDESIT

 
Zbuloni me kohė sėmundjet e veshkave PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Firdesa   
e shtunė. 10 maj 2008
 








Shenjat dhe simptomat:
1. Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella.
2. Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.
3. Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes së aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e urinës.
4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës.
5-Djersitje e vazhdueshme.
6-Fryrje e trupit.
7-Ethe.
8-Dobësi.
9-Urinë e turbullt me erë të keqe.
10-Temperaturë.

Kur të hetohen këto simptoma: pengesat gjatë urinimit, urinimi i shpeshtë, djegia  gjatë urinimit, dhembjet në regjionin e fshikëzës, veshkave dhe traktit urinar,  duhet të bëhen analizat themelore të gjakut dhe urinës si dhe kontrollimi i barkut me rreze UV.

 Sëmundjet pa simptoma


Shumë sëmundje të veshkave janë `tinëzare` meqë shpesh nuk kanë kurrfarë simptomash. Vetëm me përparimin e sëmundjes, pacienti fillon të ndihet i lodhur, i humb oreksi, ka mundime dhe çrregullime të gjumit. Shumë njerëz vetëm në këtë stad shkojnë te mjeku. Me një diagnostifikim adekuat, shumë sëmundje të  veshkave mund të shërohen me sukses apo mund të pengohen ose mund të  ngadalësohet shkatërrimi i indit të veshkave. Kur veshkat dëmtohen rëndë  aplikohet hemo-dializa apo edhe transplantimi i veshkave.

Sëmundjet akute dhe kronike

Sëmundjet e veshkave mund të jenë akute apo kronike. Pamjaftueshmëria akute e veshkave karakterizohet me një rënie të shpejtë të funksionimit të veshkave, që shoqërohet me rritjen e materieve azotike në gjak, me çrregullimin e ujit dhe  elektroliteve si dhe me acitozë metabolike. Edhe sasia e urinës mund të  pakësohet apo të mungojë fare.
Pamjaftueshmëria kronike e veshkave shkaktohet nga dëmtimi apo pakësimi i njësive funksionale të veshkave. Shpejtësia e pakësimit të funksionimit të veshkave varet nga sëmundja themelore e veshkave.
 


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.