MЁNYRA E ABDESIT

 
Qytetit tim PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Burbuqe Rexha   
e enjte. 08 maj 2008



 I mbërthyer me besëtytni dhe verbëri po gjëmon, i dënuar nga sprovat po 
rënkon...
Si fëmijë tek shkoja në shkollë më kanë ngelur në kujtesë ato kasollet e vogla, 
të cilat më ngjanin si shtëpi lodrash apo si kasollet në përralla. Në të vërtetë,
çka kuptova më vonë, ishte diçka krejt ndryshe. Njerëzit afroheshin verbërisht,
bënin lëvizje rrethore, pëshpëritnin lutje, i flisnin dikujt pa e ditur se nuk mund 
t’i dëgjojë njeri, e lëre më t’iu bëj dobi diçka.

"Kush është më i humbur se ai që pos Allahut lut diçka që nuk i përgjigjet 
atij deri në kiamet, pse ata (që luten) janë jovigjilentë ndaj lutjes së 
tyre."
 (El-Ahkaf, 5)

I Dërduari, lavdërimi dhe paqj e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Ai i cili vdes 
duke e lutur dikë tjetër përveç Allahut, do të hyjë në zjarr."
 (Shënon Buhariu)

Pastaj Allahu thotë:

"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij..."
 
(El Isra, 23).

Gjithashtu Allahu thotë:

 "Nëse Allahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos 
Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë 
dhuntinë e Tij."
 (Junus, 107)

Në ato kasolle, hidhnin të holla në to pa pasur ide se kujt po ia dhurojnë, kush 
do t’i merr dhe për çka do t’i shpenzojë ato...

"Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!"
 (El-Kevther, 2)

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: 

"Allahu e ka mallkuar çdo person që ther për hir të tjetërkujt e jo për hir të 
Allahut." (Muslimi nr: 1978)

Allahu kishte zbritur mëshirë, elhamdulilah, kisha kuptuar dhe mësuar që ai 
veprim ishte mëkati më i madh shirku. Isha e irrituar nga ato veprime dhe sa 
herë që më vinte rasti mundohesha t’iu hapja sytë njerëzve përreth. Po 
fatkeqësisht, ai ishte një numër shumë i kufizuar dhe vetëm shoqëria e afërt 
e imja.

Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se i Dërguari,
lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: 

- "A dëshironi t’ju tregoj për (tre) mëkatet më të mëdha?” 
- “Gjithsesi, o i Dërguar i Allahut.” i thanë ata.
- "... si dhe t’i përshkruash Allahut shok (shirku)"  - tha ai.
(Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

 Çdo mëkat, Allahu i Madhërishëm ka mundësi t’ia falë njeriut, përveç shirkut; 
shirku nuk falet përveçse me pendim të sinqertë.

 Allahu Fuqiplotë thotë: 

"S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok 
(idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt të do."
 (En-Nisa, 48)


O shpirtra të gjallë, meditoni, apeloni arsyes së shëndoshë: lexoni, studioni,
meditoni dhe kërkojeni të vërtetën! Mos i ndiqni verbërisht të parët tuaj! 
Thirrni mendjes së shëndoshë! Mendoni, kujt ia drejtoni lutjet tuaja?
Cili është qëllimi që keni ardhur përkohësisht në këtë jetë? Pse duhet të prisni 
ndonjë aksident apo një vdekje të hershme, për t’ju rikujtuar që nuk do të 
kurseheni nga ajo edhe ju herët a vonë.

A nuk keni frikë se një ditë mund të bëheni ju një rikujtim për dikë?!

A nuk keni frikë se ai moment mund t’ju zë të papenduar – të papërgatitur?!...

Kam shumë frikë...!

Po ti vësh një vështrim të shpejtë, qyteti gati  më i sprovuar në luftë, ende 
ka trupa të zhdukur, të cilët priten mes ankthit dhe shpresës që i vret çdo 
moment. Është ndër vendet me ekonomi më të rrënuar. Përveç restoranteve e 
kafiterive, asgjë tjetër nuk funksionon më mirë. Rini e helmuar, fenomene të 
pasluftës, të panjohura më herët për ne. Varfëri e skajshme, të “ç’veshur” 
me “firmat” e fundit, të lustruar dhe të parfumuar për t’iu përshtatur shumicës 
për të qenë më “trendy” qoftë ajo edhe shfrenim vetëm e vetëm që të jesh 
pjesë e shoqërisë...

Pendohu o krijesë e Allahut, kërkoje të vërtetën!

Largohu nga injoranca se për Një Allah:

"Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk e 
ndryshojnë vetveten"
 (Err-Rra'd, 11)

Nëse nuk e bëni një hap pozitiv e t’i hapni sytë nga e vërteta, do të humbni, 
zymtësia e kohës do t’ju mbërthejë.

Allah, jepu dritë, ta kuptojnë urtësinë Tënde!

Allah na mëshiro të gjithëve!

Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i 
begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, 
e as në të atyre që e humbën veten!
 ( El-Fatiha, 5-7)
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.