A lejohet t'i bėj flokėt shatir pėr mbrėmje tė maturės? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e enjte. 08 maj 2008 |
Pyetje: Selam alejkum! Desha të ju bëj një pytje jam maturante dhe plotësoj shumë kushte të Islamit, mirëpo po kam dëshirë për të bëj flokët shatir dua ta di a më lejohet pasi që nuk mbaj shami.
Përgjigje: Alejkum selam!Motër e nderuar, Allahu ju ndihmoftë që në Islam të jeni sa më fetare dhe sa më respektuese e parimeve të Sheriatit. Si të përgjigjem për shatirimin e flokëve, kur pyetja e juaj konsiston në diçka që është e palejueshme, pra pjesëmarrja në atë mbrëmje dhe ekspozimi dhe zbukurimi i femrës maturante (të pjekur) të rritshme dhe në kohën e vrullit të rinisë para meshkujve të huaj, qofshin ata djemtë e klasës apo profesorët etj.Andaj, motër e nderuar, ju në vend se të qani dertin tuaj për faktin se nuk mbani mbulesë, dhe përveç se nuk e vendoni parasysh pjesëmarrjen në aso takime, ku haramet janë të shumta, ju trimëroheni edhe të mendoni se duhet zbukuruar. Keni frikë Allahun dhe mos u bëni njëra prej femrave që kontribuojnë për prishjen e moralit të tyre dhe të djemve duke i joshur ata me bukurinë dhe zbukurimet e llojllojshme. Shatirimi i flokëve dhe zbukurimi i femrës është i lejueshëm, por nëse ai bëhet me qëllim të ekspozimit para bashkëshortit. E në rast se ai zbukurim bëhet për ekspozim para meshkujve të huaj, siç është edhe rasti i juaj, është haram.Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |