MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet te dal me bisedu me njė djal pa prazencen e babait pasi ai ėshtė injorant? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 05 maj 2008
Pyetje:
Nëse baba është xhahil, atëherë a lejohet me dal ajo qika me ni shoqe edhe 
me bisedu me at djalin para se me pas niqah?!
 

Përgjigje:
Përgjigjja kësaj pyetje kërkon të jetë e shtruar në dimensione të ndryshme, për të përmirësuar shumë botëkuptime që mund të jenë të gabuara në parafytyrimin e realitetit. Sido qoftë do t’i qasem vetëm asaj që kërkohet drejtpërdrejt.Lejohet që femra të takohet dhe të shihet me djalin me të cilin dëshiron të fejohet. Por ai takim, sipas parimeve të Sheriatit, nuk guxon të ndodh që femra të takohet pa prezencën e ndonjë të afërmi të saj të ngushtë, siç është babai, vëllai, mixha, daja etj.Këta të rinj edhe pasi të fejohen, nuk lejohet të takohen ndërmjet veti, derisa janë të pakurorëzuar. Nëse ata duan të takohen e të rrinë së bashku, duhet që paraprakisht, pas fejesës, të bëjnë niqahun d.m.th. kontratën martesore dhe pastaj trajtohen me status (jo të plotë) të martesës, që do të thotë se por takimet u lejohen.Nuk mund të thirremi në emër të “injorancës” së prindit për t’i legjitimuar vetes takime me djem që nuk i kemi asgjë, që kjo shumë drejtpërdrejt i kontribuon rrugës së shejtanit dhe cytjeve të tij. Allahu ju ruajttë nga lajthitjet tuaja të mundshme dhe ju furnizoftë me dije e durim!


                                                           Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.