MЁNYRA E ABDESIT

 
Muzika, zėri i shejtanit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Rashit Zylfiu   
e shtunė. 03 maj 2008
 


Allahu i Madhërishëm thotë:
“Po ka nga njerëzit që sakrifikojnë për tregime boshe me qëllim 
që t’i largojnë 
njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë 
fakti dhe për t’i marrë argumentet e Allahut si tallje. Për ta me 
siguri është përgatitur dënim i  turpshëm.” 
(Lukman, 6)

O musliman, o muslimane! Ajetet kur’anore dhe hadithet profetike 
aludojnë për muzikën dhe instrumentet muzikore, duke tërhequr 
vërejtjen për to. Allahu Lartësuar ka shpjeguar se përdorimi i tyre 
është nga shkaqet e humbjes dhe marrjes së argumenteve kuranore 
për tallje.  

Shumica e dijetarëve, prej tyre edhe sahaniu i mirënjohur, Abdullah 
Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kanë komentuar se fjalët 
tregime boshe” (lehvel hadithe) të përmendura në ajetin e si
përshënuar kanë për qëllim muzikën dhe instrumentet muzikore dhe 
çdo zë që ndalon nga e vërteta. Muzika është sprovë për zemrën, e 
cila e shpie njeriun drejt të keqes dhe e largon nga e mira. Allahu i 
urren tregimet boshe dhe është dhënë premtimi se ai i cili merret me 
to, do të ndëshkohet me dënime të rënda. I Dërguari, lavdërimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Do të ketë nga umeti im grupe njerëzish që do ta lejojnë 
amoralitetin (zinanë),mëndafshin, alkoolin dhe muzikën.''
 
(Shënuar nga Buhariu)

Elmeazif - muzika, që është përmendur në hadith është muzika dhe 
instrumentet muzikore. Hadithi aludon për ndalimin e tyre sikurse ka 
qortuar atë që e lejon alkoolin dhe amoralitetin. Është gjë e ditur se 
nëse njeriu dëgjon muzikë dhe anon nga ajo, i pakësohet logjika, i 
pakësohet turpi, i largohet morali, i ikën personaliteti, i dobësohet 
imani, i bëhet Kur’ani i rëndë për ta dëgjuar apo lexuar, gëzohet 
me  të shejtani dhe ia zbukuron atij mëkatet dhe gjërat e fëlliqura.
   

A ke menduar o rob i Allahut? A ke menduar o robëreshë e Allahut për 
vdekjen? Vdekja është realitet, në të cilin nuk bën dobi mashtrimi për 
ta penguar atë, as s'bën dobi dëshpërimi kur vjen ajo. Largoje nga 
vetja lëvozhgën e të pakujdesshmëve, se ti do të qëndrosh para Allahut,
i Cili di për shikimin me cep të syve dhe për atë që fshihet në zemra
ku thotë:
“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur 
fshehtë asnjë sekret i juaji.”
 (El-Hakka, 18)

Kini kujdes nga muzika, sepse ajo e dobëson fenë, logjikën e turpin 
dhe e shkatërron moralin, pengon për ta përmendur Allahun, pengon 
nga namazi dhe pronarin e saj e pret dënimi nga Allahu i Madhëruar!

Është pyetur Kasim Bin Muhamedi, Allahu e mëshiroftë, për muzikën 
dhe është përgjigjur: “Kur Allahu do ta veçojë në Ditën e Gjykimit të 
vërtetën dhe të kotën, në cilën anë do të jetë muzika?” Pyetësi ka
thënë: “Nga e kota.” Atëherë, Kasim bin Muhamedi, Allahu e 
mëshiroftë tha duke lexuar ajetin:

”... Pas së vërtetës nuk ka tjetër pos humbje (lajthitje)...” 
                             (Junus, 32)


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.