MЁNYRA E ABDESIT

 
Gruaja shtatzėnė, apo ajo qė ushqen fėmijėn me gji, a duhet tė agjėrojnė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ----   
e premte. 22 shtator 2006

Pyetje:
Gruaja shtatzënë, apo ajo që është ushqyese e foshnjës me gji, nëse frikohet për veten apo për foshnjën që mund të kenë probleme shëndetësore  gjatë Ramazanit dhe e ndërprejnë agjërimin, me çfarë janë të obliguara? A janë të obliguara ta prishin agjërimin dhe pastaj t'i kompenzojnë ( bëjnë kaza) ato ditë dhe të ushqejnë për çdo ditë një të varfër, apo ta prishin agjërimin e ta kompenzojnë pa ushqyer një të varfër, apo ta prishin dhe ta kompenzojnë vetëm duke ushqyer një të varfër pa i agjëruar ato ditë kaza? Cila është e sakta nga këto tri opsione? 

Përgjigje:
Nëse gruaja shtatzënë ka frikë për veten e saj apo për fëmijën  nga agjërimi i Ramazanit, ajo e ndërpret atë dhe obligohet vetëm me kaza. Shembulli i saj është sikurse ajo që nuk ka mundësi të agjërojë apo ajo që ka rrezik të agjërojë (për shkak të sëmundjes).
Allahu i Lartësuar thotë: “...e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim  (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.” (Bekare, 184).
E njëjta gjë vlen edhe për atë që e ushqen foshnjën gjatë Ramazanit. Ajo obligohet vetëm me bërjen kaza të atyre ditëve.
Me Allahun e Lartësuar Arrihet suksesi!

(Komisioni i përhershëm për fetva)
Përktheu: Alaudin Abazi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.