MЁNYRA E ABDESIT

 
Lidhja nė emėr tė Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Burbuqe Rexha   
e martė. 15 prill 2008

 



                     Vëllezër dhe motra në Islam.
 A keni menduar ndonjëherë se po të mos ekzistonte etja a do të ndjenim 
aq shumë shijen dhe ëmbëlsinë e ujit?!

Mëshira e Allahut, elhamdulilah, njëra nga begatitë e panumërta është 
edhe afërsia me motra dhe vëllezër në Islam. Lidhje shumë e veçantë aq 
sa shpeshherë as që shpjegohet me fjalë. Të miqësohesh për hir të Allahut 
është njëjtë si të shuash etjen nga burimet e kristalta...

Nëse ende nuk jeni të afruar me vëllezër dhe motra në Islam, jeni shumë më të 
“varfër”, më të mbyllur dhe më të mangët.

“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri tjetrit, përveç atyre që 
ishin të sinqertë në miqësi.
 (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të 
Zotit, u thuhet): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të 
jeni të pikëlluar!”
 (Ez-Zuhruf: 67-68)

Transmetohet prej Omer Ibën Hattabit, se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka 
thënë: “Ka disa njerëz, të cilët nuk janë as të dërguar e as dëshmorë, por në 
Ditën e Gjykimit do t’ua kenë lakmi të dërguarit dhe dëshmorët për pozitën e 
tyre te Zoti.
” Shokët i thanë: “O i dërguar i Allahut, na trego kush janë ata?” 
Ai u përgjigj: “Ata janë njerëzit të cilët janë dashur mes veti në emër të Zotit, 
pa pasur lidhje fisnore mes vete, e pa pasur ndonjë interes material të 
përbashkët. Betohem në Allahun, fytyrat e tyre me të vërtetë janë dritë, ata 
janë mbi dritë, nuk frikohen kur frikohen njerëzit, e as që dëshpërohen kur 
dëshpërohen njerëzit
.” Dhe e lexoi ajetin: “Ta keni të ditur se të dashurit e 
Allahut
 (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje.”  
(Junus, 62) /Transmeton Ebu Davudi/

Dhuntitë e miqësisë, selame të shumta, komunikime të lirshme, syçka e 
buzëqeshje të çiltra, pjekuri, këshilla të sinqerta, afërsi, plotësim i vetvetes. 
Bile, kur ju flet, nganjëherë aq afër ndihesh, thuajse i pëshpërit vetvetes. 
Të mbushur jetë, gjallëri, optimizëm, reflektime tejet pozitive. Me të vërtetë, 
kjo është vetëm dhe vetëm mëshira e Allahut.



 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.