MЁNYRA E ABDESIT

 
Namazi-dispozita, urtėsia dhe vlera e tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Gjulije Vehapi   
e shtunė. 16 nėntor 2013

"Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia që s'ka Zot tjetër, përveç Allahut e se Muhamedi është i dërguari i Allahut, kryerja e namazit, dhënia e zekatit, vizita e Qabes dhe agjërimi i Ramazanit."










DISPOZITA - Namazi është obligim për çdo besimtar, sepse Allahu e ka urdhëruar kryerjen e tij në më shumë se një ajet, ku thotë:
"Faleni namazin, sepse vërtet namazi u është bërë detyrim besimtarëve në kohë të caktuar." (Nisa, 103)
"Ndiqni rregullisht faljet (pesë kohët e detyruara), e sidomos faljet e mesit (pasdites)." (Bekare, 238)
I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka konsideruar namazin si shtyllën e dytë të shtyllave të Islamit, duke thënë: "Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla:
Dëshmia që s'ka Zot tjetër, përveç Allahut e se Muhamedi është i dërguari i Allahut, kryerja e namazit, dhënia e zekatit, vizita e Qabes dhe agjërimi i Ramazanit."

Ai që e lë namazin nga dembelizmi është mëkatar i madh.

URTËSIA - Namazi pastron shpirtin e njeriut, e përgatit atë për t'iu lutur Allahut në këtë botë dhe për të qenë pranë Tij në botën e përtejme. Gjithashtu, namazi e ndalon besimtarin prej të keqes dhe imoralitetit, siç thotë edhe Allahu i Madhëruar: "Vërtet, namazi parandalon nga çdo vepër e papëlqyer dhe e padrejtë." (Ankebutë, 45)

VLERA – Për të mësuar vlerat dhe pozitën e lartë të namazit, le të lexojmë hadithet e mëposhtme:
1 - "Kreu i çdo gjëje është Islami, shtylla e tij është namazi dhe kulmari i tij është përpjekja në rrugën e Allahut."
2 - "Mes njeriut dhe mosbesimit qëndron lënia e namazit."
3 - "Kur është pyetur se cila punë është më me vlerë, (Muhamedi alejhis-salatu ves-selam) ka thënë: “Namazi në kohën e tij."
4 - "Shembulli i pesë namazeve është sikurse një lumë i ëmbël e i furishëm në derën e dikujt nga ju, në të cilën futet çdo ditë nga pesë herë. A i mbetet ndonjë papastërti?
Shokët i thanë: "Asnjë". Atëherë, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Pesë namazet i fshijnë mëkatet sikurse uji që e lan papastërtinë."
5 - "Çdo musliman, të cilit i vjen koha e namazit farz, që merr mirë avdes për të, është i vëmendshëm dhe e kryen mirë atë, i shlyhen mëkatet e mëparshme, nëse s’ka bërë ndonjë mëkat të madh. Kjo vlen për tërë kohën."

 SI FSHIHEN MËKATET GJATË ÇDO NAMAZI -
Abdullah ibn Mes’udi, radijallahu anhu, ka transmetuar: ‘I Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Një thirrës dërgohet kur të afrohet koha e çdo namazi dhe thotë: O fëmijët e Ademit, çohuni dhe fikni zjarret, të cilat vetë i keni ndezur. Kështu, që ata qëndrojnë (në namaz) dhe mëkatet e tyre bien para tyre dhe largohen para tyre, pastaj ata falin namazin dhe u falen ato çka ka pasur mes tyre. Pastaj, ata e ndezin zjarrin prapë, dhe kur afrohet koha e namazit tjetër thirrësi thërret: O fëmijët e Ademit, çohuni dhe fikeni zjarrin, të cilin ju e keni ndezur për veten tuaj. Kështu që ata që qëndrojnë (në namaz), e pastrojnë veten, e falin namazin e Drekës dhe janë të falur për atë çka kanë bërë në mes këtyre dy namazeve. Kur afrohet koha e namazit të ikindisë ndodh e njëjta gjë. Dhe kur afrohet koha e namazit të akshamit ndodh e njëjta gjë, dhe kur bie terri ndodh e njëjta gjë. Ata flenë derisa janë të falur. Kështu që njëri hyn në natë me të mirë ndërsa tjetri me të keq.” Pra, gjatë kryerjes së namazit duhet pasur kujdes gjatë faljes tonë, çdo lëvizje duhet ta bëjmë me përulësi. Muhamedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”S’ka falur namaz ai që s’e lexon suren Fatiha. Bëje rukunë dhe qëndro ashtu derisa të qetësohesh, pastaj, qohu derisa të rrish vertikalisht në këmbë, pastaj ulu në sexhde, qëndro ashtu derisa të qetësohesh (për këtë Muhamedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Jam urdhëruar të bëj sexhde me shtatë eshtra: ballin, hundën, dy shuplakat e duarve, dy gjunjët dhe majat e këmbëve. Të gjitha këto gjymtyrë duhet të puthiten në tokë) e kur të ngresh kokën nga sexhdja duhet të qëndrosh drejt sa të lexosh ettehijjatin me shehadetin dhe me këtë është plotësuar namazi yt, pra, çelësi i namazit është të thuash Allahu Ekber dhe mbarimi i tij është të japësh selam.

Shumë shpesh e dëgjojmë pyetjen se a duhet të falemi si Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të? 

Po, gjithsesi obligohemi që të falemi ashtu siç është falur i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ashtu siç obligohemi të gjitha ibadetet t’i bëjmë ashtu siç i ka bërë ai. Allahu në Kur’an thotë: ”Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”. (Ahzabë, 21)
Kurse në veçanti për namazin, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Faluni ashtu siç jam falur unë". (Buhariu).
Andaj, falja e namazit ashtu siç është falur ai është obligim, të cilin nuk duhet ta lëmë pas dore, sepse prej kësaj gjëje edhe varet shpërblimi që e fitojmë nga ai namaz që e falim.
Allahu e di më së miri! Por, feja islame nuk është e plotë pa Sunnetin e Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Që të flasim për të mirat e namazit, për dobitë që i marrim nga ai duhet shumë kohë, sepse ato dobi s’kanë fund prandaj, tash po flasim për rreziqet e mosfaljes së tij. Mos harroni o vëllezërit e motrat e mia se ai që s’e falë namazin do të dënohet me 15 dënime, pesë nga ato do të jenë në këtë dynja, tri në momentin e vdekjes, tri duke qenë në varr dhe katër në Ditën e Gjykimit.

Pesë dënimet e tij në këtë dynja janë:

1.) Jeta e tij nuk do të ketë bereqet
2.) Nga fytyra e tij do të fshihen shenjat e njeriut të mirë
3.) Sado që të bëjë vepra të mira nuk do t’i pranohen
4.) Lutja e tij nuk do t’i pranohet
5.) Ai nuk do të përfshihet në lutjet e të devotshmëve.

Tri dënimet e tij në momentin e vdekjes janë:

1.) Ai që s’e fal namazin vdes i poshtëruar
2.) Vdes i uritur
3.) Vdes i etur edhe sikur të pijë të gjitha detet e botës.

Tri dënimet e tij në varr janë:

1.) I ngushtohet varri saqë eshtrat i përzihen
2.) Varrin e tij e kaplon zjarri, ndërsa ai rrotullohet deri në Ditën e Gjykimit
3.) Atij i hedhet përmbi një gjarpër që quhet ESH-SHUXHA EL-AKRE. Sytë e tij janë nga zjarri dhe thonjtë i ka të hekurt. Ai gjarpër i mëshon atij pandërprerë dhe çdo herë që i mëshon, e fundos shtatëdhjetë kut në tokë dhe kështu dënohet deri në Ditën  e Gjykimit.

Katër dënimet e tij në Ditën e Gjykimit janë:

1.) Llogaritja e ashpër
2.) Hidhërimi i Zotit ndaj tij
3.) Hyrja në Xhehenem
4.) Atij do t’i shkruhet në ballë: "O ti që e nëpërkëmbe namazin, sot mos shpreso mëshirën e Allahut, subhanehu ve teala!" 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.