MЁNYRA E ABDESIT

 
Recetė tjetėr verore-Qofte me kunguj dhe djathė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fejzullahe   
e enjte. 10 prill 2008

Për 2-3 persona:
- 3 kunguj
- 150 gr djathë i bardhë
- 1 vezë
- një grusht majdanoz dhe kopër
- miell misri.

Pasi t’i grini kungujt në rende, shtojini majdanozin dhe koprën e grirë hollë, vezën, djathin e grirë po ashtu hollë dhe më në fund miellin. Miellin duhet kontrolluar me kujdes teksa hidhet në mënyrë që të mos e kalojë masën e duhur sepse qoftet bëhen edhe bukë edhe gjellë pastaj. Më pas me një lugë merrni nga masa dhe hidheni për t’u skuqur në vaj të nxehtë. I shërbeni të nxehta dhe me kos afër. Ju bëfshin mirë!
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.