MЁNYRA E ABDESIT

 
Sistemi i familjes sė civilizuar PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 06 prill 2008
Nëse familja është baza e shoqërisë, baza e familjes është ndarja e 
përgjegjësive midis burrit dhe gruas dhe edukimi i fëmijëve është funksioni 
më i rëndësishëm i familjes.


Tek atëherë një shoqëri e tillë është vërtet e civilizuar.
Në sistemin islam të jetës, ky lloj i familjes jep ambient, në të cilin vlerat dhe 
parimet morale njerëzore zhvillohen dhe rriten në një gjeneratë të re; këto 
vlera dhe zakone nuk mund të ekzistojnë ndaras nga njësia - familje.
Në anën tjetër, nëse marrëdhëniet midis burrit dhe gruas janë të bazuara në 
epsh, pasion dhe ngacmim dhe ndarja e punës nuk është e bazuar mbi 
përgjegjësinë familjare dhe prirjet natyrale; nëse roli i gruas është thjesht të jetë atraktive (joshëse) dhe flirtuese, dhe nëse gratë janë të lira nga
përgjegjësia e tyre për edukimin e fëmijëve, dhe nëse me 
kërkesën e saj
sociale ajo parapëlqen të bëhet një mikpritëse (nikoqire) ose shërbëtore
në ndonjë hotel ose diku në ndonjë kompani tjetër, si rrjedhojë ajo mundohet
t’i shfrytëzojë aftësitë e saj më shumë për produktivitet material sesa për
edukim të qenieve njerëzore, sepse perceptohet se prodhimi material është 
konsideruar të jetë më i rëndësishëm, më i vlefshëm dhe më i respektuar
sesa zhvillimi i karakterit njerëzor.
Pastaj, si rrjedhojë thuhet se një gjë e tillë nuk është prapambeturi nga 
pikëpamja njerëzore por është civilizim.

Sistemi i familjes dhe marrëdhëniet midis dy gjinive përcaktojnë karakterin e 
plotë të një shoqërie edhe nëse është shoqëri e prapambetur apo e civilizuar, 
injorante apo e islamizuar.
Këto shoqëri, të cilat japin mbizotërim të epsheve fizike dhe zakoneve 
shtazarake nuk mund të konsiderohen të civilizuara, s’ka rëndësi se çfarë 
progresi ata kanë në industri ose shkencë.
Ky është i vetmi parametër, që nuk gabon në ruajtjen e progresit të vërtetë 
njerëzor.
Në shoqëritë joislame, marrëdhëniet intime jashtëmartesore madje edhe 
homoseksualizmi nuk janë konsideruar të pamoralshme.

Kuptimi i etikës është i kufizuar në çështjet ekonomike ose ndonjëherë në 
çështjet politike dhe i përket kategorisë së interesave të qeverisë.

Në shoqëritë injorante, shkrimtarët dhe gazetarët i këshillojnë të dy palët, si të martuarit ashtu edhe ata të pamartuarit që të kenë marrëdhënie të lira 
seksuale -sepse nuk konsiderohen imorale.

Sidoqoftë, është imorale nëse një djalë shfrytëzon partneren e tij ose një vajzë shfrytëzon partnerin e saj për marrëdhënie intime, gjersa nuk ndien 
dashuri në zemrën e tij ose të saj.

Është keq nëse një grua vazhdon ta ruajë moralin e saj gjersa dashurinë e saj 
për burrin e vet e ka humbur për një kohë (d.m.th. edhe nëse ende është me 
atë burrë, porse nuk ndien dashuri për të, ajo është e lirë të kryen marrëdhënie 
me të tjerët); është e çuditshme nëse ajo gjen të dashur tjetër dhe nga 
pikëpamja e progresit njerëzor, të gjitha shoqëritë që kanë pikëpamje të tilla nuk janë të civilizuara por janë të prapambetura.

Për t’i kontrolluar dëshirat shtazarake, një shoqëri përparimtare vë bazën e 
një sistemi familjar në të cilën epshet njerëzore gjejnë kënaqësi si dhe ekziston kujdesi për gjeneratën e ardhshme që të jetë e edukuar në një mënyrë të tillë 
që do të vazhdojë civilizimin njerëzor, në të cilën karakteristikat njerëzore 
lulëzojnë me shkëlqimin e tyre të plotë dhe të mirëfilltë në moralin e tyre.

Me sa duket një shoqëri, e cila synon të kontrollojë natyrën shtazarake, 
ndërkohë që jep mundësi të mëdha për zhvillimin dhe përsosshmërinë e 
karakterit njerëzor, kërkon ruajtje dhe kujdes të madh për paqe dhe stabilitet 
të familjes, në mënyrë që të mund të kryejë detyrën themelore të saj lirshëm 
nga ndikimet e pasioneve të rrëmbyeshme.


Në anën tjetër, nëse në një shoqëri mësimet imorale dhe këshillat helmuese 
janë të shfrenuara dhe aktiviteti seksual konsiderohet jashtë sferës së parimeve 
morale, atëherë në këtë shoqëri humaniteti i njeriut vështirë se mund të gjejë 
vend për t’u zhvilluar.

Pra, vetëm vlerat dhe morali islam, mësimet dhe kujdesi  islam, janë të 
vlefshme për njerëzimin dhe formojnë këtë parametër të pandryshuar dhe 
të vërtetë të progresit njerëzor.
Islami është civilizimi real dhe shoqëria islame është vërtet e qytetëruar.



                                     Sejjid Kutub
                                     Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.