MЁNYRA E ABDESIT

 
Vlera e namazit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Gjulije Vehapi   
e shtunė. 05 prill 2008
 
 Falënderimi absolut i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë nga Allahu mbrojtje prej të këqijave të vetvetes dhe veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush që e humb dhe kë e humb Allahu s’ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe të pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është rob dhe i dërguar i Tij... Çdo risi në fe është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje çon në zjarr. (Allahu na ruajtë prej tij!)

Namazi ka vlerë të madhe për muslimanin. Siç e dimë, Islami ngrihet mbi pesë shtylla, e ato janë: dëshmia LA-ILAHE-ILA-ALL-LLAH MUHAMEDUN RESULULL-LLAH, namazi, agjërimi, zekati dhe  Haxhillëku, për atë që ka mundësi. Pra, namazi është kushti i dytë i Islamit. Pa namaz nuk mund të hysh në Xhenet, sepse në  Ditën e Gjykimit gjëja e parë, për të cilën do të pyetet njeriu nga Allahu është NAMAZI.

Muhamedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Lapsi nuk shkruan për tre lloje njerëzish: për të çmendurin deri sa të shërohet, për fëmijën deri sa të hyn në pubertet dhe për atë që është në gjumë deri sa të zgjohet.”

Namazi është obligim nga ana e Allahut.
Kushtet e namazit janë:
1. Të jesh musliman,
2. Të jesh i shëndoshë mendërisht,
3. Të dallosh të mirën nga e keqja,
4. Nijeti (duke e bërë me zemër e jo me gojë qoftë ai namaz farz apo sunet që jemi duke e kryer),
5. Hyrja e kohës së namazit,
6. Pastërtia (avdesi). Për këtë Muhamedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Çelësi i namazit  është pastërtia, nuk ka namaz pa avdes.”
7. Pastrimi i trupit, i rrobave dhe i vendit ku falemi nga ndyrësitë e dukshme,
8. Mbulimi i vendeve të turpshme (tek meshkujt vendet e turpshme janë prej kërthizës deri tek gjunjët, ndërsa tek femrat i tërë trupi përveç fytyrës dhe duarve si dhe rrobat nuk duhen të jenë të tejdukshme dhe të holla sa të shihet lëkura sepse nuk vlen namazi),
9. Kthimi nga kibla, përveç nëse nuk kemi mundësi (si p.sh.: i sëmuri, në aeroplan).
 

DOBITË E NAMAZIT
Dobitë e namazit janë të shumta. Njeriu kur lidhet në namaz e lë prapa dynjanë dhe drejtohet nga Krijuesi i vet. Në namaz gjen çdo të mirë. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: ”Faleni namazin, sepse vërtet namazi të largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat.” Pra, namazi e qetëson gjendjen tonë dhe shpirtin tonë. Ai është dritë për besimtarët në Ditën e Gjykimit.

Në kohën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sahabët kanë qenë tepër të vëmendshëm ndaj namazit dhe kurrë nuk e kanë lënë atë në çfarëdo situate që ishin, madje as në luftë.

Kur Omerit, radijallahu anhu, i ra të fikët pasi u godit me thikë, sipas El-Musevir bin Mekremes, ai kishte thënë: ”Asgjë s’do ta bëjë atë të ngrihet, përveç thirrjes për namaz, nëse ende është gjallë”, pastaj ata (sahabët) i thanë: “Namazi ka përfunduar o udhëheqës i besimtarëve”, ai u zgjua dhe tha: ”Namazi, pasha Allahun nuk ka hise në  Islam ai që e lë namazin”, kurse ai e fali namazin gjersa varra e tij gjakoste…

Shumë nga sahabët kanë pasur frikë dhe druajtje gjatë dhe pas përfundimit të namazit.

Kur Hatim el-Esem qe pyetur për namazin e tij, ai kishte thënë: "Kur afrohet koha për namaz, unë marr avdes të përkryer, shkoj aty ku kam për t'u falur dhe ulem derisa të bëhem plotësisht i vetëdijshëm për atë çfarë do të bëj, pastaj ngrihem dhe falem, duke imagjinuar Ka'ben përpara syve të mi, parajsën në të djathtë, zjarrin në të majtë dhe engjëllin e vdekjes pas meje. Imagjinoj se ky është namazi im i fundit që do ta fali, ngrihem me shpresë në Allahun dhe parajsën e Tij dhe me frikë nga dënimi i Allahut dhe e them tekbirin, ndërsa jam plotësisht i vëmendshëm. Lexoj Ku'ranin qetësisht, bie në sexhde i përulur dhe ulem në këmbën time të majtë, me shputën time të shtrirë në tokë dhe shputën e djathtë të ngritur. Gjithë këtë ndërsa falem me sinqeritet. Pas kësaj, nuk di, nuk ndihem i sigurt nëse ky namaz është pranuar nga unë!"
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.