MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė thuaj, o njeri! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albulena Bajrami   
e martė. 01 prill 2008

Më thuaj o njeri
nga asgjëja kush të krijoi,
ekzistencën në këtë botë,
cili zot ta mundësoi.

Mos më thuaj, se natyra,
trupin tënd ta krijoj,
mos më thuaj nga rastësia,
në këtë botë po jetoj.

Mirësitë në jetë nga të vijnë?
më thuaj të vërtetën o njeri,
po cili është ai Zoti yt,
që dhuron pa kufi.

A mos rastësisht vie dita,
edhe nata më pastaj,
kush këtë tokë e këtë qiell,
me rregull i nënshtron.

Pa dyshim që është Allahu,
që sundon mbi çdo gjë,
Ai krijon dhe Ai e di,
çka ka në qiell e mbi dhe.

Fakte mbi fakte na dhuroi Zoti,
a s’është koha të mendojmë?
për ALLAHUN që është EHAD,
dhe tek Ai që do të shkojmë.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.