MЁNYRA E ABDESIT

 
Kujdes namazin, o musliman! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albulena Bajrami   
e martė. 01 prill 2008

Fale namazin, o musliman,
falu, Zoti që ty të don,
mos lejo që jeta ty,
pa namaze të mbaron.

Mosfalja e namazit,
na kushton me hidhërim,
namazin e kemi urdhër, 
nga Allahu, Zoti ynë.

Fale namazin dhe gjeje mirësinë,
se llogaria është e rëndë,
për ata njerëz që s’kanë kujdes,
pas namazin që e kanë lënë.

Kjo botë mos t’ju mashtrojë,
ndaj namazit keni kujdes,
se kam frikë mos bëhet vonë,
kur një ditë nuk ka më kthesë.

Të gjithë ju o muslimanë,
namazit shpejt t’i përgjigjeni,
mos gaboni po ju lus,
namazin ta braktisni.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.