MЁNYRA E ABDESIT

 
Dhurata mė e mirė nė Xhennet PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 01 prill 2008
 


Dhurata më e madhe në Xhennet, më me vlerë dhe më e lartë, padyshim se është shikimi në Fytyrën e Allahut subhanehu ve teala dhe dëgjimi i bisedës së Tij. 

Imam Muslimi transmeton nga Suhejbi, Allahu qoftë mbi të, i cili thotë se ka thënë:
“Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, atëherë All-llahu subhanehu ve teala do t’u thotë: A dëshironi edhe diç më tepër? Ata do të thonë: A nuk na i zbardhe fytyrat, a nuk na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga Xhehenemi. All-llahu (subhanehu ve teala) do ta largojë mbulesën, kurse atyre nuk u është dhënë asgjë më e dashur për ta se sa shikimi në Zotin e tyre”. (Shënon Muslimi)

Pastaj e lexoi ajetin:
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) dhe më tepër (e shohin All-llahun) (Junus: 26).

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sqaroi se përskaj dhuntive të mëdha që ua ka dhënë All-llahu subhanehu ve teala në Xhennet, nuk u ka dhënë gjë që është më e dashur për ta se sa shikimi në Fytyrën e Tij të Bekuar.

Andaj Allahu për kafirat ka thënë:

Jo dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej Zotit të tyre (që ta shohin atë)”. (Mutaffifin: 15)

Këtyre ua bashkoi dy llojet e dënimit, dënimin e zjarrit dhe dënimin e mosshikimit në Fytyrën e Allahut subhanehu ve teala, ashtu siç ua bashkoi miqve të Vet dy dhunti: Dhuntinë e kënaqjes në Xhenet dhe dhuntinë e kënaqjes me shikimin e Allahut subhanehu ve teala.

Urime atij, i cili do të ketë nderin e madh të shikojë në Zotin e botëve.

E lusim Allahun subhanehu ve teala të na bëjë nga ata që e shohim Allahun, për të cilët ka thënë All-llahu:

“E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në Xhenet). Të mbështetur në kolltukë vështrojnë. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve”. (El-Mutaffifin: 22-24). 
                  

                           Marrë nga libri: “Igathetul-Lehefan” 
                                   KlubiStudentor
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.