MЁNYRA E ABDESIT

 
Prindėrit nuk pranojnė qė tė mė fejojnė vetėm pse jam mbuluar! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 27 mars 2008

Pyetje:
Eselamu alejkum!Jam një motër muslimane 25 vjeçare.
Kohën e fundit kam filluar të brengosem shumë për fatin tim.
Nëse kam ndonjë ofertë prej ndonjë vëllai musliman prindërit nuk 
pranojnë që të më fejojnë vetëm pse jam mbuluar. Çfarë të bëj?Ju lutem, më tregoni ndonjë dua që mund të më ndihmojë! Pres përgjigje nga ju! Allahu ju shpërbleftë!

rgjigje:
We alejkumus selam!
Motër e nderuar, Allahu në Librin e Tij thotë: “... jepju myzhde durimtarëve, të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! (Bekare, 155 dhe 156)

Pa dyshim se gjendja, të cilën e përshkruani ju, është një sprovë jo e lehtë në rrugën e jetësimit të parimeve islame, të cilat i ka urdhëruar Allahu i Gjithëdijshëm për robërit e tij muslimanë. Prindërit kanë obligim që për ju të gjejnë një djalë fetar e të devotshëm e të mos pajtohen me ndonjë rrugaç, i cili nuk ka frikë Allahun dhe dënimin e Tij. Ata në vend se të veprojnë në këtë mënyrë, qenkan në polin krejtësish të kundërt nga ajo ku duhet të jenë. Allahu i udhëzoftë dhe ua haptë zemrat për ta kuptuar të Vërtetën si të vërtetë dhe ta pasojnë atë si dhe ta kuptojnë të pavërtetën si të tillë dhe t’i shmangen asaj!

Ne, përkundër faktit se ata nuk janë në platformë reale, megjithatë nuk ju sugjerojmë që të martoheni pa lejen e prindit, ose siç njihet në zhargonin popullor “të ikni”, sepse martesa e juaj atëherë, do të ishte e paligjshme.

- Duhet t’i këshilloni prindërit me fjalën e Allahut për fenë e Tij.

- Duhet të kërkoni ndihmë nga ndonjë hoxhë, që t’i këshillojë ata dhe ta kuptojnë pozitivisht rolin e tyre lidhur me martesën tënde e të mos e keqpërdorin atë të drejtë në mënyrë të padrejtë dhe kundër vullnetit të Allahut.

-Duhet t’i merrni parasysh të gjitha shkaqet për udhëzimin e tyre.

Krahas gjithë kësaj, luteni Allahun Fuqiplotë vazhdimisht, që t’ua lehtësojë prindërve tu Rrugën e Udhëzimit.

Natyrisht që edhe ju keni të drejtën dhe mos pranoni, nëse ata dëshirojnë, që pa vullnetin tënd të martojnë për ndonjë djalë jofetar. Kjo nuk do të nënkuptojë se nuk ka kompromis në mes këtyre dy qëndrimeve të kundërta e të mbeteni pa u martuar, për shkak të pengesës së shtruar nga prindërit.

Thuajse çdo fillim i ka vështirësitë e veta. Mbulesa juaj islame që reflekton moralin tuaj, duhet të manifestohet edhe në sfera të tjera të etikës suaj. Andaj e them edhe një herë se kjo gjë është një provim për ju, për të cilën padyshim se Allahu do t’ju shpërblejë, nëse e kaloni me notë pozitive. Vetëm duroni! Allahu thotë: “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt për t’iu thënë:  mos u frikësoni e mos u pikëlloni dhe keni myzhde për  xhennetin që u premtohej.” (Fussilet, 30)

Me këtë rast ju preferojmë të bëni këto dua nga Kur’ani:

- “Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues.” (Enbija, 39)

- “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e bashkëshortëve  dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit”. (Furkan, 74)

Allahu ju ndihmoftë dhe ju bëftë të qëndrueshme në fenë e Allahut!


                                                 Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.