MЁNYRA E ABDESIT

 
Si t’i pėrmirėsojmė namazet ditore? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 26 mars 2008

I dërguari i Allahut, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka theksuar se namazi është shtyllë e Islamit.
 Është shumë e rëndësishme se muslimanët duhet t’i kryejnë namazet e tyre ditore rregullisht, siç është urdhëruar nga Allahu dhe siç është shpjeguar nga i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Në vazhdim do t’i sjellim disa këshilla, që muslimanët duhet t’ju përmbahen për t’i përmirësuar namazet e tyre:

1. Në Islam, është shumë e preferuar që muslimanët t’i kryejnë namazet e obligueshme në grup –me xhemat.

Allahu i Madhëruar i urdhëron muslimanët t’i përkulen dhe t’i gjunjëzohen vetëm Atij:
Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe falnu me ata që falen (bini në ruku me ata që bijnë). (Bekare, 43)

Ka shumë hadithe nga i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në të cilat ai tregon mirësinë dhe rëndësinë e kryerjes së namazeve me xhemat. Ibën Omeri transmeton se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Shpërblimi për namazin e kryer me xhemat është më i vlefshëm se namazi i kryer individualisht për njëzet e shtatë shkallë.” (Buhariu dhe Muslimi)

2- Muslimanët duhet ta rregullojnë jetën e tyre në pajtim me namazet dhe ata duhet ta kuptojnë ndryshimin në mes kryerjes së namazeve me kohë dhe vonimit të tyre. Kur namazet kryhen me kohë ato do të jenë shumë më të dobishme se sa namazet e shtyra.

3-Muslimanët duhet të provojnë ta bëjnë rregull faljen e namazeve vullnetare (nafile), sepse ato janë si kompensim për namazet e obligueshme që janë kryer me mangësi.

4- Megjithëse nuk është e obligueshme, por ta përmirësojmë një namaz, është gjithmonë punë e mirë nëse e përsërisim avdesin edhe nëse ai është ende i vlefshëm prej namazit tonë të fundit. Avdesi është kryesisht për pastrimin fizik por gjithashtu konsiderohet simbol i pastrimit shpirtëror. Muslimanët nuk duhet të merren me punët e dynjasë pas marrjes së avdesit, ata duhet të shkojnë drejt në namaz.

5- Muslimanët duhet t’i fillojnë namazet e tyre me “Tekbir” (thënia Allahu Ekber). Ky është thelbi kur ne shkëputemi nga bota e jashtme dhe fillojmë komunikimin direkt me Allahun.

6- Përkulja (rukuja) dhe gjunjëzimi (sexhdeja) janë shenja të dorëzimit të egoizmit dhe ato duhet të konsiderohen si ndjenja të përuljes para Allahut të Madhërishëm. Sidoqoftë, gjunjëzimi është shkalla më e lartë e përuljes para Allahut, sepse përkulja nuk është e mjaftueshme për ta treguar ndjenjën e përuljes së besimtarit.

7- Muslimanët kurrë nuk duhet thënë “teshehudin” (ndejën e fundit dhe thënien Et-Tehijjatu) në mënyrë  të pakujdesshme në pjesën e fundit të namazeve të tyre. Në fakt, “teshehudi” është pjesa përfundimtare e namazit. Është faza e përtëritjes së besnikërisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

8- Muslimanët kur falen duhet të vishen siç duhet, sepse namazi është bisedë me Allahun dhe njeriu duhet të veprojë më të mirën kur qëndron para Allahut, duke i thënë fjalët e tij. Veshja duhet të jetë e pastër dhe modeste, flokët duhet të jenë të krehura dhe është e preferuar që t’i pastroni dhëmbët dhe ta parfumoni veten.

9- Para namazit, njeriu mund ta përgatisë veten duke thënë ikametin me koncentrim dhe duke bërë “istigfar” (kërkim i faljes nga Allahu).

10- Pushimi i shkurtër pas rukusë para sexhdes, është shumë i rëndësishëm. Është transmetuar se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka qëndruar gjatë në këtë pozitë.

11- Allahu thotë në Kur’an se namazi largon nga mëkatet e turpshme, prandaj muslimanët duhet t’i kryejnë namazet e tyre me ndërgjegje të pastër dhe ata duhet t’iu largohen veprave të turpshme dhe të padrejta që të jenë në gjendje të qëndrojnë para Allahut, i Madhëruar qoftë, në namazet e tyre.

12- Muslimanët duhet t’i largohen hipokrizisë “rijasë” kur hyjnë në namaz. Njëra prej shenjave të hipokrizisë mund të jetë falja në prani të të tjerëve dhe injorimi i namazeve kur personi është vetëm.
Dobitë e namazit gjenden në zemrat tona, në mes nesh dhe Allahut, dhe jo me të tjerët.   


                                              Përktheu: Fexhrie Kaçiu
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.