MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet tė mirren barėra pėr pengimin e menstruacioneve nė Ramazan? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ----   
e premte. 22 shtator 2006
Pyetje:
Disa gra marrin barëra për ndalimin e  të përmuajshmeve në Ramazan në mënyrë që mos të agjërojnë pastaj ditët që iu mbesin në Ramazan, a është kjo e lejuar ?

Përgjigjja:
Ajo që e shoh unë në këtë çështje, është që mos të veprojnë një gjë të tillë, dhe të mbeten në atë që Allahu ka caktuar për to. Sepse të përmuajshmet e gruas që Allahu ia ka caktuar, kanë një urtësi në ekzistimin e tyre, që i përshtatet natyrshmërisë së gruas. E nëse ajo e pengon këtë adet s’ka dyshim se ajo do ta dëmtoj trupin e saj. Ndërsa Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: ”Mos dëmto veten e as të tjerët”.
Gjithashtu mjekët kanë përmend se këto barëra dëmtojnë mitrën e femrës.
Atë çka e shoh në këtë çështje, është që gratë mos t’i përdorin këto barëra. Allahun e falendrojm për fuqin e Tij dhe urtësin e Tij. Nëse i vinë të përmuajshmet duhet që të ndërpritet agjërimi dhe namazi, e nëse  pastrohet fillon prap me agjërim edhe me namaz. Pastaj kur përfundon Ramazani i plotëson ato ditë  që i kanë ngelur pa agjëruar prej Ramazanit.


(Ibën Uthejmin-Fetva Islame)
Përktheu: Shaban Murati 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.