MЁNYRA E ABDESIT

 
Po tė drejtohem ty, o njeri! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Firdesa   
e martė. 25 mars 2008
                        
A po harron se çdo ditë e ke një vizitor, dhe ai vizitor nuk të viziton vetëm një  herë në ditë por tri herë? A e di ti se për çfarë vjen ky mysafir i paftuar? Ai vjen për një arsye të madhe. A e di se kush është ky vizitor? Ky është meleku i vdekjes.

Mendo, sikur papritmas të kaplon agonia e vdekjes dhe meleku po ta merr shpirtin ngadalë. Ah, sa dhimbje e tmerrshme qenka kjo! Çdo nyje e trupit këputet një nga një, sikur leshi i shprishur, që është i mbështjellë me metal të ndryshkur. Çfarë dhimbje e papërshkrueshme! Por, shpirti prapë nuk po del, edhe pse trupi është shumë i dërmuar nga meleku i vdekjes. Në këto momente të vështira, djalli i mallkuar paraqitet në formën e njeriut që e ke dashur më së shumti në dynja, kujdes, dhe mundohet të devijojë (të mos i besosh Allahut, t’i bësh shok Atij)...

Më në fund të doli shpirti...

Paramendoje veten tënde, sikur të afërmit e tu po të qefinosin dhe ju vjen koha të të bartin mbi supet e tyre. Po arrijnë te varrezat. Të gjithë po i sheh dhe qajnë për ty, por ti po qan edhe më shumë.
Të mbuluan me dhe, të gjithë ikën dhe të lanë të vetmuar në atë errësirë. Fillojnë shtrëngimet e varrit, ti je i shtrirë, i mbuluar me petkun e bardhë, i palëvizshëm, i pafuqishëm. Ku është bukuria jote, pasuria, karriera? Tash nuk të vlejnë asgjë. Trupi yt do të jetë ushqim i insekteve të ndryshme...

Kur fillojnë melekët t’i bëjnë pyetjet e varrit, a mendon se mund t’iu përgjigjesh? Kur të pyesin: kush është Zoti yt? Cila është  feja jote? Kush është pejgamberi yt? A do të mund t’iu përgjigjesh se Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe pejgamberi im është Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të?
Nëse nuk ke bërë vepra të mira, në bazë të këtij besimi, nuk mund të përgjigjesh, nëse nuk përgjigjesh, do të  godasin me një çekan në kokë, sikur të godasë i tërë njerëzimi. Sipas veprave që i ke punuar, me lejen e Allahut, melekët do të shpërblejnë ose do të ndëshkojnë.

A je prej atyre që falë namaz? Kur melekët dëshirojnë për të dënuar, te këmbët vjen namazi e thotë: mos e dënoni se ka falë namaz, e kur të vijnë te koka për të dënuar, melekët i pengon agjërimi, e kur të vijnë te stomaku ato i pengon haxhillëku e xhihadi. Ato të shpëtojnë.

Ti je ajo që vendos, të jesh e mirë apo e keqe. Allahu të ka lënë të lirë, vendos ti se a do ta kesh varrin një kopsht prej kopshteve të Xhenetit apo një gropë prej zjarrit të Xhehenemit!

Puno sa të mundesh se vdekja do të vijë. Xheneti po të pret!


 

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.