MЁNYRA E ABDESIT

 
Jam nė kontakt me njė djalė a mund tė mė tregoni ēfarė tė bėj? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 25 mars 2008
Pyetje:
Selam alejkum! Jam në kontakt me një djalë ju lutem a mund të më tregoni 
çfarë të bëj si t'ja bëj hallin?


Pergjigje:
Ndonëse pyetja e juaj nuk është gjithaq e qartë në çështjen që ju intereson saktësisht, por megjithatë po përgjigjemi në mënyrën si unë e kuptoj.
Kontakti i juaj me atë djalë sigurisht është jolegjitim. Pra nuk i keni respektuar procedurat a parapara me Sheriat që lidhja e juaj të jetë e ligjshme. Kjo nënkupton se ai nuk ka kërkuar dorën tuaj për martesë dhe ju së bashku me prindin tuaj të keni pranuar ofertën e tij dhe me caktimin e Mehrit (një shumë materiale, që i jepet femrës nga burri me rastin e kurorëzimit), në prani të dy dëshmitarëve ta keni përmbushur lidhjen tuaj të konsiderueshme, e cila tek atëherë do të ishte e ligjshme dhe hallall. Andaj pa marrë parasysh shkalla e lidhjeve tuaja se ku ka arritur, ju duhet të pendoheni për këtë mëkat tuajin urgjentisht. Sa më thellë të kenë arritur lidhjet tuaja, aq më i madh do të jetë mëkati dhe sipas tij kërkohet edhe pendimi. Nëse mendoni që t’i vazhdoni lidhjet me atë djalë, e që nuk ka rrugë të tjera, për të cilat flasim dhe këshillojmë ne, përveç atyre që janë legjitime, pasi të jeni penduar sinqerisht duhet që me pajtimin e prindit tuaj dhe dëshirën e lirë në mes teje dhe atij djali të bëni kurorëzimin sipas parimeve të Sheriatit dhe t’i mbani pastaj lidhjet e ligjshme. Nëse keni pasur marrëdhënie intime (Allahu na ruajt prej mëkateve), pasi të pendoheni, duhet të ndërpritni çdo lidhje për një muaj (derisa të kalon një cikël mujor i juaji), pastaj mund ta bëni kurorëzimin. Mirëpo duhet ta mbani parasysh se për tu pranuar pendimi i juaj dhe për të shpresuar në faljen e Allahut për çdo mëkat, pendimi i juaj duhet t’i plotësojë këto kushte:

1.    Ndjenja e pendimit, konsiderimin e së kaluarës shpirtërisht si të shëmtuar,

2.    Largimi i menjëhershëm nga mëkati, për të cilin pendoheni dhe

3.    Mospërsëritja e atij mëkati.


                                             Muhamed Dermaku

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.