MЁNYRA E ABDESIT

 
Kjo ėshtė dita jote… PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Gjulije Vehapi   
e diel. 23 mars 2008
 Era fryen gjërat i merr përpara, e nuk i len pas! Gjithashtu, edhe uji rrjedh shkon përpara e nuk ecën pas; çdo gjë lëviz këtë rruzull tokësor - qoftë insekt, kafshë, njeri, apo makinë - të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas.- Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit jetës.

- Kur
zgjohesh mëngjes, mos e prit mbrëmjen, se ndoshta kjo ditë e jotja është e fundit dhe s'të pret koha mendosh për djeshmen kaloi, e as për nesërmen akoma s'ka ardhur.

Jeta
jote është një ditë e vetme; mëngjes ngjallesh e mbrëmje vdes dhe nuk kthehesh .
 
Pra, mos e humb këtë ditë peshon sa jeta, bëhu i kujdesshëm brenda këtyre orëve kufizuara dhe vepro me seriozitet, adhuroje Krijuesin dhe fale namazin me kujdes, lexo Kur'anin e shenjtë dhe me vëmendje plotë shih ç'kërkohet prej teje. Krijo moral lartë për veten tënde dhe pajtohu me atë Allahu caktoi për ty, përpiqu bësh mirë për tjerët, vetëm sot je e  gjallë, pra shfrytëzoje rastin e fundit!
 

- Nga orët e kësaj dite vepro mirë dhe nxjerr dobi për veten tënde sikur ato ishin vite dhe nga minutat e orëve saj kërkoji falje Allahut për mëkatet e tua sikur ishin muaj; përgatitu për herën e fundit sikur do udhëtosh mbrëmje.
Jeto dhe sot qëndro e buzëqeshur, e qetë dhe e butë, kënaqu me atë erdhi nga Allahu i Madhëruar, kënaqu me familjen tënde, bashkëshortin tënd, me fëmijët e tu, me shtëpinë tënde se edhe sot i keni para syve, mos e hidhëro askënd momentin e fundit, se nuk kthehesh e as nuk i sheh këtë botë. 

- Kij besim vetvete e le jetë e qartë kjo ditë për ty.

Kur t'i drejtohesh ndërgjegjes sate e t’i flasësh dhembshëm, thuaj:

- VETËM PËR SOT DO T'I KORRIGJOJ FJALËT QË M’I NXJERR GOJA, E NUK DO TË SHQIPTOJ FJALË TË NDYTA, SHARJE, FYERJE, PËRGOJIME. VETËM SOT DO TË JEM E  MATUR NË TË ECUR, NË LËVIZJE DHE NË FJALË SE NESËR S'DO TË JEM. PËR KËTË DITË JETOJ, SOT DO T’I BËJ VEND NË ZEMËR DOBISË, DO TË MBJELL NË TË DASHURINË, SINQERITETIN, DREJTËSINË NDAJ VETES DHE TË TJERËVE, NDËRSA DRURIT TË SË KEQES, ARROGANCËS, XHELOZISË E KOKËFORTËSISË DO T’IA KËPUS DEGËT DHE GJEMBAT DHE DO TA ÇRRËNJOS. 
 
- VETËM PËR SOT DO TË JETOJ DHE DO T’U OFROJ TË MIRËN TË TJERËVE, DO TA VIZITOJ TË SËMURIN, DO TA  USHQEJ TË URITURIN, DO TA NDIHMOJ TË DOBËTIN, DO TË QËNDROJ PRANË TË NGRATIT QË I ËSHTË BËRË PADREJTËSI, DO TA MËSHIROJ TË VOGLIN DHE DO TA RESPEKTOJ PLAKUN.PËR DITËN TËNDE O NJERI, REZERVO VEPRA NË FJALORIN E LUMTURISË…  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.