MЁNYRA E ABDESIT

 
Pranoj PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albulena Bajrami   
e diel. 23 mars 2008

Dynjaja qenka e pavlerë,
edhe pse n’këtë botë kam ardhë,
pranoj toka se një ditë,
trupin tim do ta hajë.

E pranoj se kam një Zot,
dhe që Ai më krijoi,
pranoj fundin kur të më vij, 
dhe tek Ai që do të shkoj.

Pranoj jetën që më është dhuruar,
dhe do ta ruaj me kujdes,
për pak send të kësaj bote,
mos të gaboj e ta shes.

Pranoj, gjithçka pranoj,
bardh e zi si të më vij,
pranoj vuajte, pranoj hidhërim,
pranoj kënaqësi e gëzim.

Më duhet të pranoj,
se nuk kam ku të shkoj,
me dëshirë përulem,
në rregullat e Zotit të qëndroj.

Pranoj t’i nënshtrohem Allahut,
tërë jetën ta adhuroj, 
kështu Allahu ka dëshirë,
kështu dhe unë do të veproj.

Realitetin duhet ta pranoj,
realitetin duhet ta besoj, 
për realitetin e paparë,
mendja ime duhet të mendoj.
 
Çdo gjë në jetë duhet pranuar,
me çdo gjë duhet pajtuar,
nëse Allahu është qëllimi,
për çka ti je krijuar.


 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.