MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet tė mirret ndonjė ilaē, pėr ndalimin e menstruacioneve nė Ramazan? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ---   
e premte. 22 shtator 2006

Pyetja:
A më lejohet mua që të marr barëra për ndalimin e të përmuajshmeve  në fund të muajit Ramazan, në mënyrë që t’i agjërojë ditët e fundit të Ramazanit?

Përgjigjja:
Lejohet marrja e ndonjë ilaçi për pengimin e menstruacioneve nëse është për qëllim vepra e mirë. Nëse ke për qëllim agjërimin në kohën e tij, dhe namazin me xhemat, siç është namazi në Ramazan dhe të lexuarit e Kur’anit në kohët e vlefshme, nuk ka penges nëse merr barëra për këtë qëllim. Ndërsa nëse qëllimi i marrjes së ndonjë ilaçi, është thjesht agjërimi i Ramazanit me qëllim që mos të të mbes borxh ndonjë ditë, nuk e shoh këtë si gjë të mirë.

(Ibën Xhibrini-Fetva rreth agjërimit)
Përktheu: Shaban Murati
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.