MЁNYRA E ABDESIT

 
Hatixhja radijall-llahu anha PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albulena Bajrami   
e diel. 23 mars 2008

Sa vlerë ke oj Hatixhe,
ty Allahu të ka bërë, 
nëna ime shumë e dashur,
selam nga Zoti të qoftë përherë.

Dashuri të madhe ndjej për ty,
sa kam dëshirë të ngjasoj,
rrugën tënde në jetën time,
sa do të doja ta pasoj.

Lart Allahu ty të ngriti,
shpirti yt qoftë uruar,
në xhenet na bashkoftë Zoti,
se kam mall për të takuar.

Besove atëherë kur mohuan,
ndihmove atëherë kur shkatërruan,
për të vërtetën e lartësuar,
nënë e dashur, ti je flijuar.

Morali yt ishte i lartë,
shëmbëlltyrë e rrallë në jetë,
sa ka toka njerëz të gjallë,
përkujtim për të gjithë ke mbetë.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.