Shkruar nga Isa Kumrija
|
e diel. 23 mars 2008 |
Në brendësi të trupit tim. E mbaj foshnjen time. Oh, sa më lumturon e më gëzon. Kur lëvizjet e saj i ndiej.
I numëroj ditët që kalojnë e shikoj foshnjen që rritet. Në brendësi të trupit tim. Oh, sa lumturi o sa gëzim.
Nis Allahun ta falënderoj. Për këtë foshnje që ma dhuroi. Lutem në namazet e mia me lot. O Allah, lindjen ma lehtëso!
Nuk mendoj se ka dhuratë më të çmuar për mua në këtë botë. sesa një foshnje që Allahu ma dhuroi. Lotët e gëzimit nuk mund t’i ndali dot. E me mall e pres ditën që fëmijën tim ta shikoj.
Allahut një lutje prej nëne po ia drejtoj. Që foshnjen time të dobishme për umetin e për mua ta bëj. |